Francë, sportistët nisin stërvitjet individuale, sfidë kilogramëve të tepërta

Share Button

AlbanianSport.com 19/05/2020 19:25

ASNN – Franca është njëra nga vendet që ka shkuar në skaje sa i përket reagimit ndaj epidemisë së shkaktuar nga virusi korona, madje duke bërë që kampionati i futbollit të mbyllet, por edhe një numër veprimtarish të tjera madhore, si turneu i tenisit “Roland Garro” apo gara e famshme e çiklizmit, Turi i Francës. Sidoqoftë, duke treguar shumë kujdes, duke ruajtur masat për distancimin social, rreth 30 sportistë francezë, që kanë rezultuar negativë në testin për virusin korona, kanë nisur ditët e fundit stërvitjen në grup.

Ata u përkasin sporteve të ndryshme, si xhudo, peshëngritje, basketboll etj. Por stërvitja e tyre ka nisur me ushtrime individuale, pasi nuk lejohen prekjet, e rikthimi i plotë i xhudos, sidomos duket ende larg. Por ajo që bie në sy midis sportistëve është se të gjithë kanë shtuar disa kilogramë. “Ne e kemi lënë pas dore pak dietën ushqimore gjatë karantinimit, – thotë duke qeshur  Aksel Klerget. – Tani jemi duke kryer dy seanca stërvitore, plus kardio. Jemi duke u stërvitur në fusha futbolli me bar sintetik, para se të kthehemi në tapetin tonë të xhudos.”

Megjithatë janë ende një numër i madh sportistësh të cilët ende nuk janë të sigurt për të nisur stërvitjen. Duket se ka qenë vendimi i çdo federate për të zgjedhur sportistët me më shumë përparësi për nisur stërvitjen. Fillimisht janë dezinfektuar peshat, tapetet e vendosura për mundjen dhe xhudon, sigurisht për të kryer stërvitje individuale, pa dyluftime. Sipas ministres së sportit në Francë, Roksana Marasinonu, të gjithë sportet mund të fillojnë stërvitjen, por me nga 10 sportistë. Më pas, duke parë ecurinë e virusit, do të shikohet se si do të procedohet, në fazën e dytë që nis në 2 qershor. Synimi i të gjithë atletëve, është përgatitja për në Olimpiadën e Tokios, e shtyrë tashmë për në 2021-shin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh