Adriatik Balla 12.06.2015 15:30
Kombëtarja franceze mbërriti dje në Tiranë, ku u akomodua në “Sheraton”. Trajneri Didier Deshomp dhe lojtarët evituan komentet për shtypin, por nuk munguan disa sportdashës që morën autografe nga idhujt e tyre. Në mbrëmje është parashikuar zhvillimi i një seance stërvitore në “Qemal Stafa”, ndërsa të premten “Gjelat” do të shkelin tapetin e “Elbasan Arenës” për t’u përshtatur me terrenin e këtij impianti, ku do të luhet edhe miqësorja me kuqezinjtë.
Trajneri Didier Deshomp, pritet të luajë me një rreshtim 4-4-2 ndaj Shqipërisë të shtunën në “Elbasan Arena”. Në stërvitjen e së mërkurës ku janë përfshirë edhe Evra e
Pogba ai ka vendosur të aktivizojë me titullarët. Në ekipin titullar ai ka përfshirë mesfushorin me tipare sulmuese Nabil Fakir. Ndërkaq, Deshomp pritet të luajë në sulm me Lakacetin dhe Grizmanin.
Kjo do të jetë përballja e gjashtë mes Shqipërisë dhe Francës. Kuqezinjtë kanë vetëm një barazim me përfaqësuesen franceze i arritur nëntorin e kaluar në Renë. Takimet e tjera kanë përfunduar me humbje të Kombëtares kuqezi.
Formacioni i mundshëm i Francës:
Loris – Zhalè, Varane, Sakhó, Evrá – Pajè, Pogbá, Sisokó, Fakir – Lakacet, Grizman.
Bilanci i ndeshjeve me Francën:
14/11/2014 Francë-Shqipëri 1-1
07/10/2011 Francë-Shqipëri 3-0
02/09/2011 Shqipëri-Francë 1-2
30/03/1991 Francë-Shqipëri 5-0
17/11/1990 Shqipëri-Francë 0-1