Adriatik Balla 14.06.2015 15:30
Trajneri i Francës, Didier Deshomp, kujtoi dje pas takimit se fitorja e Shqipërisë ishte e merituar, por ai u justifikua me faktin e lojtarët e tij vinin pas sezoneve të gjata e të lodhshme me klubet e tyre dhe nuk ishin në kondicionin e duhur fizik.
Ai mori përsipër përgjegjësinë e humbjes, duke i çliruar lojtarët e tij nga humbja dhe presioni. “Kemi mangësi në lojën në grup, pavarësisht se kemi lojtarë të mëdhenj”, – ka pohuar kreu i stolit të galëve.
“Franca e ka pasur gjithmonë këtë mangësi, – ka vijuar ai. – Pastaj, Shqipëria luajti fort, me nerv dhe e motivuar dhe unë mendoj se rezultati ishte i merituar për secilën skuadër.”
“Me lojën që bëri Shqipëria meriton të shkojë në Evropian dhe unë dua t’ju pres atje, por kjo s’do të thotë se dëshiroj t’ju kem kundërshtar në “Euro 2016””, – përfundoi trajneri i Francës, Didier Deshomp.