AlbanianSport.com 18.01.2017 08:25
ASNN – Tifozët shqiptarë të Bajernit të Mynihut kanë tërhequr vëmendjen e klubit gjerman me fantazinë e tyre, që ndërthur borën me simbolet e legjendës bavareze.
Në profilin e vet zyrtar në rrjetin social, “Facebook”, klubi i mirënjohur i futbollit botëror, ka postuar disa foto të burrave prej dëbore me simbolet e Bajernit.
Ajo që bie në sy është se këto foto janë bërë në Shqipëri dhe në Kosovë, çka vërtetohet nga shalli “O sa mirë me qenë shqiptar!”, si dhe nga simboli i shqiponjës së krijuar nga ndërthurja e dorezave.