AlbanianSport.com 07.12.2014 13:05
ASNN – Ka kaluar shumë kohë që kur luante vetë futboll. Tani Indrit Fotruzi ka të tjera impenjime, por edhe tani ashtu si atëherë kur shënonte me fanellën e Tiranës, ish-sulmuesi nuk është ndarë, të paktën shpirtërisht nga emocionet që dhuron një ndeshje si derbi.
E njeh mirë rivalitetin historik që ekziston mes dy skuadrave të kryeqytetit, Tirana dhe Partizani. Por e di mirë se çfarë janë emocionet dhe presionet që dhuron kjo përballje dhe për këtë ka një këshillë për lojtarët. Për Fortuzin fakti që pas shumë vitesh Partizani dhe Tirana janë në garë për titullin kampion, e bën më të veçantë derbin e së hënës.
Sigurisht që do të donte të fitonte Tirana, por Fortuzi e di që të bësh parashikime në derbi është e vështirë. Indrit Fortuzi është një nga shënuesit më të mirë në historinë e skuadrës së Tiranës. Në 11 sezonet e luajtura me skuadrën bardheblu, ish-sulmuesi numëron 141 gola.