Formula 1 / “Zien” merkatoja e pilotëve, plot 11 vende bosh nëpër makina

Share Button

AlbanianSport.com 21/05/2020 20:10

ASNN – Uragani i lëvizjeve të pilotëve që nisi me largimin e pritshëm të Sebastian Fetelit dhe me zëvendësimin e tij me Karlos Sainzin tek “Ferrari”, që vijoi me Daniel Riçiardon te “MekLaren”-i dhe me gjermanin e “kokëkuqes” në pritje, padyshim që do të ketë një pjesë të dytë. Janë të paktën 11 vende bosh ende në makinat e Formulës 1 për 2021, pa asnjë pilot, e tashmë në këtë kohë pa gara, negociatat po përshpejtohen. Tek “Mercedes”-i, ende nuk kanë rinovuar me kampionin në fuqi të botës, Ljuis Hemiltonin.

E kjo duket paksa e vështirë, përballë krizës ekonomike që vjen pas epidemisë. Por nuk është sekret që prodhuesi nga Shtutgarti mund ta rimendojë të ardhmen e tij, te motorët. Piloti i dytë te “Shigjetat e argjendta”, Valteri Botas, i cili që nga viti 2017, përballet me këtë gjendje, është sërish në përfundim të kontratës. Situata është e vështirë në shtëpinë gjermane, sepse nëse largohet  Botasi, Feteli mund të bashkohet në minutën e fundit me ta.

Por ekziston edhe pista “Rasëll”. Por duhet menduar edhe bashkëjetesa e Hemiltonit me Fetelin në një skuadër, e kjo e bën me dhimbje koke Toto Volfin. Te “Renault” kanë nënshkruar me Riçiardon dhe po mendojnë për një tjetër ish-kampion, Fernando Alonson. Ndërsa nuk përjashtohet edhe pista e Niko Hulkenbergut. Një pilot është i konfirmuar edhe tek “Red Bull”-i, Maks Verstapeni. Epërsi për një vend te kjo skuadër ka Aleksandë Alboni.

Të pavendosur janë edhe fatet e pilotëve tek skuadrat më të vogla si “Ha’as”-i, “Uilliams”-i dhe “Alfa Romeo Sauber”. Ato fillimisht duhet të zgjidhin problemet financiare para se të fillojnë të nënshkruajnë me pilotët për vitin 2021. Skuadra më interesante është ajo e “Aston Martin”. Ajo do të hyjë në vitin 2021 si një ekip zyrtar me pak mbështetje nga “Mercedes”-i, e me dy pilotët, Serxhio Pérez dhe Lens Stroll.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh