Formula 1 / Verstapen & Gasli ndezin Tokion me një xhiro demonstrative

Share Button

AlbanianSport.com 10/03/2019 11:05

ASNN – Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i Botërorit të Formula 1, dy pilotët e “Hondës”, Verstapen dhe Gasli, kanë dhënë një shfaqje përpara tifozëve të vet në Tokio. Me dy makinat e reja ata kanë bërë një minixhiro duke entuziazmuar rreth 13 mijë tifozët e pranishëm. Të dy pilotët janë të kënaqur me paraqitjen e makinës së re, me të cilën do të garojnë në këtë Botëror.

Maks Verstapeni dhe Pjer Gasli ndezën Tokion me një xhiro demonstrative në shtëpinë e “Hondës”. Një pistë e veçantë 400 m u krijua në parkun “Jingu Gaien” të Bulervardit Gingko, kur të dy pilotët, shpërthyen me dy RB7 nëpër rrugët e Tokios përpara 13,000 tifozëve. Kur kanë mbetur ehe pak ditë nga nisja e Botërorit të Formula 1, me Çmimin e Madh të Australisë, Maks Verstapeni dhe Pjer Gasli bëjnë “shoun” e parë.

Verstapeni, vetëm 21 vjeç, u shpreh: “Kjo është hera e parë që kam bërë një xhiro demonstrative në Tokio dhe ishte e mrekullueshme. Edhe pse nuk ishte pistë e gjatë, ishte fantastike gjithsesi, sepse këtu kishte kaq shumë tifozë, për të cilët ne bëmë gjithçka.” Ndërsa francezi Gasli, i cili kaloi një sezon mjaft të mirë në Formula 1 vitin e kaluar shtoi: “Pasioni në Japoni për F1 është i tmerrshëm”.

“Dhe ata vërtet tregojnë dashurinë e tyre për sportin, i cili është fantastik, është privilegj të ndaj me ta atë pasion”, – shtoi ai. Ndërsa për garën e parë në Australi për Botërorin e ri ai tha: “Australia është një vend i mrekullueshëm për të filluar sezonin dhe të gjithë janë të barabartë, sepse askush nuk e di se ku janë ata në aspektin e renditjes”. Të dy pilotët kanë qenë të kënaqur me testet që kanë me makinën e re “Honda”.

Ata kanë falënderuar stafin e mekanikëve për punën e mrekullueshme që kanë bërë. Të dy mezi presin të fillojnë garat zyrtare.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh