Formula 1, Toto Volf: I përkushtuar përjetë tek ky projekt i “Mercedes”-it

Share Button

AlbanianSport.com 20/12/2020 19:05

ASNN – Kreu i skuadrës së “Mercedes”-it, tanimë aksioner madhor i saj, shikon përtej rinovimit 3-vjeçar. Ndonëse kishte firmosur të premten për vetëm 3 vite si drejtues aktiv i skuadrës së “Mercedes”-it në Formula 1, Toto Volfi ka deklaruar se ai e shikonte veten si anëtar të skuadrës për gjithë jetën. Austriaku 48-vjeçar do të ketë të drejtën të kalojë në një rol të ri ekzekutiv brenda organizmit kur ai ta gjykojë si kohën e duhur për ta bërë një gjë të tillë. Toto Volf ndjehet “i përkushtuar përjetë” tek projekti i “Mercedes”-it në Formula 1, pasi e ka rritur përqindjen e aksioneve të tij dhe ka rënë dakord që të vijojë edhe për të paktën 3 vite të tjera si drejtues i skuadrës.

“Mercedes”-i bëri të ditur të premten se pronësia e skuadrës është ristrukturuar, pasi gjigantja britanike e prodhimeve kimike, “INEOS” u bë pronare e 1/3-ës së aksioneve, ashtu sikundër edhe vetë Volfi e rriti në 33 % sasinë e aksioneve, ndërsa pjesa e mbetur vazhdon të zotërohet nga kompania mëmë e “Mercedes”-it, “Daimler”-i. Në këtë kuadër, “Mercedes”-i bëri të ditur se Volfi do të vijojë të shërbejë si drejtues i skuadrës dhe si kreu ekzekutiv i saj edhe për 3 vite të tjera. Përtej përkushtimit të tij të patunduar, Volfi e ka diskutuar publikisht pozicionin e tij tek “Mercedes”, duke thënë se detyra e tij po i shkaktonte pasoja pas 8 vitesh intensive.

Por deklarata e “Mercedes”-it sqaronte se 48-vjeçari “do të kishte të drejtën të kalonte në një rol të ri ekzekutiv brenda organizmit kur ai ta gjykonte si kohën e duhur për ta bërë një gjë të tillë”. Vetë austriaku e bëri të qartë se, ndonëse kishte firmosur për vetëm 3 vite si drejtues aktiv i skuadrës së “Mercedes”-it në Formula 1, ai e shikonte veten si anëtar të skuadrës për gjithë jetën. “Ka një keqkuptim këtu”, – tha kreu i skuadrës gjermane kur u pyet për kontratën e tij të re. “Nuk jam përkushtuar për 3 vjet më tepër, por jam përkushtuar për gjithë jetën, – vijoi ai. – Ne jemi 3 aksionerë që e zotërojmë këtë kompani sot.”

“Dhe, pavarësisht rolit tim, unë mund të jem drejtues skuadre, kreu ekzekutim i saj apo presidenti i saj kurdo të dëshiroj. Por “Mercedes”-i është gjithçka unë bëj në jetë”, – ka shtuar Toto Volfi, i cili ka shërbyer si drejtuesi i skuadrës tek “Mercedes”-i që nga 2013-ta, duke e udhëhequr atë drejt vazhdës rekord-thyese të 7 titujve radhazi si “kampion i botës”, si për pilotit, ashtu edhe për konstruktorët. Në fakt, austriaku ka futur një kulturë pune rigoroze tek “Mercedes”-i, të cilën ai e quan si një nga armët më të fuqishme drejt suksesit të arritur së fundmi.

“Ne e dashurojmë atë që bëjmë, ne vendosim objektivat e duhur, – tha ai, duke shtuar: “Mendoj se ne jetojmë çdo ditë me vlerat që përfaqësojmë. Nëse do ta përmblidhja, gjithçka ka të bëjë me integritetin, besnikërinë, krenarinë dhe vendosmërinë.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh