AlbanianSport.com 21/05/2020 23:10
ASNN – Largimi i tij i papritur, në fund të këtij viti, nga “Ferrari”, ka krijuar një stuhi në botën e Formulës 1, sidomos sa i përket destinancionit të tij të ardhshëm. Dhe është tanimë një “ish” i famshëm i “Ferrari”-t, aktualisht President i Federatës Ndërkombëtare të të Automobilizimit (FIA), Zhan Todt, ai i ka thurur elozhe pilotit gjerman, Sebastian Fetel.
Ky i fundit nuk ka rinovuar me skuadrën gjermane dhe do të largohet në fund të këtij viti. Aktualisht, 4 herë kampioni i botës është pa kontratë dhe e ardhmja e tij mbetet mister. Sidoqoftë, Todti beson se çdo ekip që siguron firmën e032 vjeçarit, duhet konsideruar me fat. “Sebastian Feteli është një ndër pilotët më të aftë që ka vendosur duart në timon”, – thotë francezi.
“E kam dëgjuar njoftimin që do të “divorcohet” me “Ferrari”n, por ai do të ketë shumë mundësi të tjera për të vazhduar karrierën. Çdo skuadër që merr firmën e tij, do të jetë me fat”, – përfundoi kreu i organizmit që qeveris botën e automobilizmit.