AlbanianSport.com 01/11/2021 19:25
ASNN – Maks Verstapen dhe Ljuis Hemilton, gati për sfidën e radhës. Hamilton, i pari në 2016-ën dhe në 2019-ën, Verstapen, autori i një triumfi të dyfishtë në 2017-ën dhe 2018-ën. Pra Çmimi i Madh i Meksikës do të diskutohet midis tyre, të paktën në këtë Botëror, pasi në 2020-ën u anulua për shkak të epidemisë së virusit “Covid-19”.
Një garë që, sidoqoftë, këtë sezon do të luajë një rol vendimtar në sfidë për titull, midis holandezit dhe britanikut. Një shans për t’u dukur ka edhe “Ferrari” që ka zënë një vend të dytë e të 4-t para dy vitesh me Sebastian Fetelin dhe Sharl Lëklerkun. Çmimi i Madh i Meksikës është një nga 5 të fundit e këtij Botërori, ku dueli midis Hemiltonit dhe Verstapenit është i ndezur. Këtë viti është një tjetër histori.
Në Ostin, Verstapen e dyfishon epërsinë ndaj kudërshtarit të tij, 287.5 pikë kundrejt 275.5 të britanikut. Edhe pse asnjë prej të dy pilotëve nuk ka ndër mend të lëshojë pé, ambiciet përkatëse kanë nevojë për një performancë të nivelit shumë të lartë në Meksikë. Pikërisht kur mendohet që gara do të bëhet në një vend me lartësi prej 2,200 metra mbi nivelin e detit. Pilotët duhet të jenë të përgatitur.