AlbanianSport.com 08.06.2016 13:25
ASNN – “Montreali është një qytet shumë i bukur dhe besoj se do të jetë fantastike për të garuar në Kanada”. Kështu është shprehur piloti i “Ferrari”-t, Sebastian Fetel, i cili, më tej,ka vijuar se “është një cirkuit shumë i bukur edhe pse në sensin tradicional të mbylljes ka dhe gjëra të palejueshme”.
“Është një nga ata të vjetrit në stil, edhe pse muret janë afër, dhe duhet të frenosh shumë, ndërsa jemi të detyruar të ndryshojmë dhe drejtim”, – ka theksuar gjermani. – Këtu është tmerrësisht e rëndësishme të llogarisësh pikët e frenimit. Për një pilot është shumë e vështirë, por edhe për makinën, sidomos për frenat dhe për gomat.”
“E them këtë sepse në frenim edhe konsumimi është më i madh dhe është e vështirë për të kërkuar një tjetër ritëm”, – ka shtuar ai. Kësisoj të dielën do të garohet në Montreat të Kanadasë, atje ku pilotët e “Mercedes”-it do të kërkojnë të mbajnë kreun. Ndonëse tek “Ferrari” ka një tjetër ngulmim, siç dhe thotë edhe Sebastian Feteli.