AlbanianSport.com 24/12/2018 19:20
ASNN – Me mbi 81 mijë spektatorë për çdo garë, të dielën, një shifër pothuajse dy herë më e madhe se numri i atyre që ndjekin Bundesligën dhe Ligën e Kampioneve, Formula 1 mbetet sporti më i ndjekur. Këto janë shifrat më të fundit të bëra publike, ndërsa sportdashësit shqiptarë kanë patur mundësi këtë sezon ta shijojnë atë në ekranin e Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar.
Në një deklaratë zyrtare, Formula 1 ka treguar se është sporti më I ndjekur. “Me 81,093 spektatorë për çdo garë, të dielën, është pothuajse një shifër dy herë më e madhe se numri i atyre që panë Bundesligën 44,657 mesatar për ndeshje dhe Ligën e Kampioneve me 46.630 spektatorë për ndeshje në sezonin 2017-18. Shon Bretçes, drejtor komercial i F1 ishte veçanërisht i kënaqur.
“Me gati 200.000 spektatorë në çdo Çmim të Madh dhe më shumë se 80.000 në garën e të dielës gjatë sezonit, tregon se Formula 1 është një sport në rritje përsa I përket ndjekësve”, – ka deklaruar ai. Dhe sipas të dhënave zyrtare të ofruara nga F1, është rritur 2.7% pjesëmarrja mesatare në krahasim me vitin e kaluar. Bratçesi beson se ndryshimet që po ndodhin në Formula 1 po sjellin tërheqjen e spektatorëve.
“E gjithë ekspozita e fundjavës, në Formula 1, është një përvojë e mrekullueshme për tifozët, siç konfirmohet nga shifrat e frekuentimit dhe nga sondazhi ynë, – vijon ai. – Ne besojmë fuqimisht se Formula 1 ka një potencial të madh që ende nuk është shfrytëzuar plotësisht dhe jemi plotësisht të përkushtuar në përmirësimin e përvojës së tifozëve në të ardhmen.”
Tani për tani numrat janë vetëm një arsye, edhe pse ka shumë vend për përmirësim, por është e vërtetë se tani një çmim i madh i Formulës 1 nuk është më thjesht një garë, por një vend ku njerëzit argëtohen dhe mësojnë gjëra të reja dhe të bukura, duke përjetuar njëkohësisht nivele të reja adrenaline.