Formula 1 / Soçi, një “tango për 3” tek “Ferrari”, Binoto bën “zjarrfikësin”

Share Button

AlbanianSport.com 30/09/2019 15:30

ASNN – Sërish mosmarrëveshje midis dy pilotëve të “Ferrari”-t, Fetel dhe Lëklerk. Kjo për arsye të strategjisë së zgjedhur nga drejtuesit e skuadrës së kuqe në garën e Soçit. Lëklerku është i pakënaqur me vendimin e drejtuesve për t’i lënë vendin e parë Fetelit. Sidoqoftë, drejtori i përgjithshëm i “Ferrari”-t, Binoto, është munduar ta qetësojë dhe të sqarojë edhe njëherë strategjinë e garës. “Duhet të ishim perfekt, por nuk ia arritëm”, – kështu është shprehur drejtori i përgjithshëm i skuadrës së “Ferrari”-t, italiani Matia Binoto.

“Jemi të hidhëruar se humbëm një makinë, por na inkurajon paraqitja e makinës tjetër që ishte në pistë, – ka vijuar ai. – Shikojmë me besim në garat e ardhshme.” Përsa i përket besueshmërisë së njëvendësheve të kuqe, Binoto përgjigjet: “Këtë vit na ka ndodhur më shumë se një herë të mos ia dalim. Këtë radhë, Sebi pati një problem në motor dhe u detyruam ta ndalim, për arsye sigurie. Megjithatë makinat janë rritur në nivel e kjo është parë në 3 garat e tjera para Soçit.” Kjo ka qenë analiza e garës në Soçi për “Ferrari”-n, fundjavën e kaluar.

Por te skuadra e kuqe, duket se nuk janë sqaruar ende pilotët midis tyre për shkak të strategjisë së ndjekur. Sharl Lëklerku ka kërkuar edhe njëherë sqarime për atë urdhër që iu dha nëpërmjet radios nga drejtuesit në fillim të garës, që t’i hapte rrugë shokut të skuadrës. Gjë që shkaktoi një moment nervozizmi te piloti nga Monako. “Strategjia ishte që t’i hapja rrugën Fetelit dhe të vazhdonim garën, ai i pari e unë i dyti, me qëllim të mbanim prapa Hemiltonin, – ka thënë Lëklerku. – Unë shpresova se pozicioni do të më jepej sërish, por nuk ndodhi kështu.”

“Sebastiani vazhdoi përpara dhe unë kërkova sqarime, – vijoi ai. – Megjithatë ndërrimi i vendeve ndodhi pas ndalesës”. Ndërsa Fetel, është habitur nga pyetjet e vazhdueshme të shokut të tij të skuadrës. “Me Lëklerkun kishim një marrëveshje që në fillim të garës. Gjithçka ishte e qartë. Ndoshta unë nuk kam kuptuar ndonjë gjë. Megjithatë, do flasim sërish”, – ka thënë piloti gjerman. Situatën ka provuar ta sqarojë edhe drejtori i përgjithshëm i “Ferrari”-t, Matia Binoto, i cili thotë: “Urdhëri në radio? Po. Ne i kërkuam Sharlit t’i hapte rrugën Sebit dhe ai e bëri.”

“Gjermani ishte më i shpejtë, e të qëndronte Sharli i pari ishte e gabuar. Ndoshta nuk ishim shumë të qartë në radio? Do të jemi radhën tjetër?”- ka përfunduar Binoto.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh