Formula 1 / Shpallet kalendari i vitit 2020, rritet numri & gjeografia e garave

Share Button

AlbanianSport.com 29/08/2019 21:10

ASNN – Nga 20, zgjerohet në 22 gara vitin e ardhshëm, gjithçka do të vazhdojë të vijë drejtpërdrejt në Rrjetin e RTSH-së. Do të nisë në Australi në mars dhe do të mbyllet në Abu Dhabi dhe, si kurrë më parë, do të përbëhet nga plot 22 gara. Formula 1 ka bërë të ditur të enjten kalendarin paraprak të kampionatit të saj Botërorit të vitit 2020. Siç dihet, Botërori i Formulës 1 po vjen dhe do të vijë edhe në vitet në vijim drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar .

Formula 1 ka bërë të ditur kalendarin paraprak të kampionatit të saj Botërorit të vitit 2020, i cili, si kurrë më parë, do të përbëhet nga plot 22 gara. Megjithatë, ky kalendar do të paraqitet për miratim gjatë mbledhjes së Këshillit Botëror të Motosportit, organizmit që qeveris Federatëpn Botëror e të Automobilizmit (FIA), më 4 tetor 2019. Edicioni jubilar i 70-të i Formulës 1 do të nisë me Çmimin e Madh të Australiësë, që do të mbahet në Melbërn më 15 mars 2020.

Dhe, si gjithmonë, do të mbyllet me Çmimin e Madh të Abu Dhabit, në pistën e “Jas Marinës”, më 29 nëntor 2019. Përgjatë këtij rrugëtimi, do të jenë edhe 7 fundjava të njëpasnjëshme garash dhe dy destinacione të reja shtesë. Vietnami do të bëhet vendi i 34-t në planet që do të presë një garë të Botërorit të Formulës 1 dhe kampionati më i shpejtë i makinave në botë do të zbresë në rrugët e Hanoit më 5 prill 2020. Ndërkaq, një emër i madh nga e shkuara rikthehet në trajtën e pistës së Zandvortit.

E cila do të presë Çmimin e Madh të Holandës, por edhe hordhitë e admiruesve  të Maks Verstapenit më 3 maj 2020. Këtë vit, një numër destinacionesh historike, të tilla si Australia, Britania e Madhe dhe Spanja, kanë rinovuar kontratat, ashtu sikundër ka bërë edhe një rishtar si Azerbajzhani. Mekska do të vazhdojë të presë një garë për 3 vitet e ardhshme, nën emërtimin e Çmimit të Madh të Meksiko Sitit. Ndërsa për momentin, është në procesin e finalizimit të zgjatjes së kontratës me Çmimin e Madh të Italisë.

Kjo ndodh teksa pista e Monzës do të festojë 90-të vjetorin e garimit në të fundjavën e ardhshme. Siç dihet, Botërori i Formulës 1 po vjen dhe do të vijë edhe në vitet në vijim drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar .

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh