AlbanianSport.com 25/11/2018 17:55
ASNN – Britaniku Ljuis Hemilton korri fitoren e tij të 11-të në garën finale të këtij sezoni, duke bërë një paraqitje të qetë në garën e fundit, atë të Abu Dhabit, që pasqyroi edhe atë marshim të tij të sigurt drejt titullit të 5-të të kampionit të botës. Sikundër i gjithë ky sezon i jashtëzakonshëm e Formulës, edhe kjo gara e fundit erdhi për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.
Ashtu sikundër ndodhur gjatë gjithë këtij viti në betejën për titull, Sebastian Fetelit iu desh të kënaqej me vendin e dytë, pas Ljuis Hemiltonit të pathyeshëm edhe në Çmimin e Madh të Emirateve të Bashkuara në Abu Dhabi. Britaniku mori fitoren e tij të 11-të në garën finale të këtij sezoni, duke bërë një paraqitje të qetë që pasqyroi edhe atë marshim të tij të sigurt drejt titullit të 5-të të kampionit të botës.
Duke e filluar mirë që nga nisja për nga vendi i parë për herë të 11-të këtë sezon, Hemiltoni përfitoi nga aksidenti i Niko Hulkenbergut e më pas nga tërheqja në xhiron e 7-të e Kimi Raikonenit, në atë që ishte gara e tij e fundit me “Ferrarin”, duke ndërruar pak më herë gomat dhe priti kohën e tij përpara se të rimerrte vendin e parë, e bashkë me të, edhe fitoren e 83-të në karrierë.
Pas tij, Feteli bëri një garë vetmitare në vendin e dytë, pasi ia doli ta fitonte duelin me shokun e tij të skuadrës së Hemiltonit, Valteri Botasit, ndërsa pas tij erdhi dyshja e “Red Bull”-it, Maks Verstapen dhe Daniel Riçiardo. Ishte holandezi që mori shkallën e 3-të dhe të fundit të podiumit, ndërsa Riçiardo nuk arriti ta siguronte atë podium që ai e kishte dëshiruar aq shumë.
Sidomos, në garën e tij të 100-të në Formula 1 dhe të fundit për “Red Bull”-in, përpara se të zhvendoset tek “Renault”. Botasi u detyrua të kënaqej me vendin e 5-të. Sikundër i gjithë ky sezon i jashtëzakonshëm e Formulës, edhe kjo gara e fundit erdhi për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.