AlbanianSport.com 22/03/2019 20:55
ASNN – Ish-kampioni i botës në Formula 1, në vitin 2016 , Niko Rosberg, është shprehur se Valteri Botas mund të fitojë titullin e këtij edicioni në Formula 1, madje ai shkon më tej, duke thënë se Ljuis Heiltoni do të hasë në vështirësi dhe nuk do të mund ta ndjekë ritmin e finlandezit Botas. “Psikologjia ka rëndësi shumë të madhe në garat e makinave në Formula 1”, – u shpreh Rosbergu në një intervistë për mediat finlandeze.
“Unë besoj se vitit 2019 është një edicion kyç për karrierën e Valteri Botasit, – ka vijuar gjermani. – Mendoj se ky është viti i duhur që ai të fitojë titullin “kampion” të këtij sezoni në Formula 1. Varet se si do të shkojnë gjërat gjatë garave, por unë besoj që, nëse Botas do të jetë i qëndrueshëm në aspektin psikologjik, me siguri që ai do të ketë shanse të mëdha për të triumfuar.”
“Shoh që Hemiltoni, shoku dhe rivali i tij njëkohësisht, ka probleme dhe do të hasë në vështirësi. Prandaj shoh elementin psikologjik vendimtar në këtë rrugëtim dhe Botasi është, sipas meje, më lart nga të githë”, – shtoi ish-kampioni i botës Niko Rosberg. Natyrisht, garat në Formula 1 kanë rivalitet të ashpër dhe në skenë nuk është vetëm “Mercedesi”, por edhe Ferrari.
Kështu që mund të ndodhin edhe të papritura, të cilave pilotët duhet tu bëjnë ballë. Kuptohet, Botas është ende pilot që nuk e rivalizon dot Hemiltonin, por, sipas Rosbergut, finlandezi ka potencialin e duhur psikologjik për të qenë triumfator dhe “kampion bote” këtë vit në Formula 1.