AlbanianSport.com 04/10/2019 20:20
ASNN – Përtej spekulimive të ditëve të fundit, asnjë bisedim serioz për shtesa pas vitit 2021. Formula 1 theksoi të enjten pasdite se nuk ka ndonjë plan për të pranuar së shpejti një skuadër të re. Kjo deklaratë i bën jehonë një interviste që Brauni pati dhënë në Belgjikë, ku ai e bëri të qartë se Formula 1 do të shqyrtonte vetëm propozime serioze dhe se dera nuk do të hapej deri në 2022-shin.
Formula 1 u është përgjigjur kështu deklaratave nga një skuadër e mundshme spanjolle, që pati shpallur synimin të bëhej pjesë e këtij Botori në 2021-shin, duke sqaruar se ende nuk ka “bisedime serioze” me skuadra të reja. Një deklaratë për shtyp, e shpërndarë më herët të enjten në emër të një bashkëpunimi midis një skuadre të Formulës 2 dhe një kompanie me bazë në Montekarlo, bënte fjalë për pilotët Paskal Vehrlain dhe Aleks Palou.
Por edhe për Pitër MekKul dhe Ben Vudin si lojtarët kyç në aspektin teknik, si dhe për takime paraprake, me data të sakta, me kreun e motosporteve në Formula 1, Ros Braun, gjatë Çmimit të Madh të Spanjës dhe në Londër. Deklarata në fjalë theksonte se “skuadra është tanimë në një fazë të avancuar bisedimesh me skuadrat aktuale të Formulës 1 dhe me prodhuesit e motorëve, për të mundësuar partneritetin më të mirë të mundshëm të të një skuadre konkurruese spanjolle në Formula 1 duke nisur nga viti 2021”.
Më herët, një tjetër projekt, i mbiquajtur “Panthera Team Asia”, bëri të ditur se kishte një ekip projektuesish që po punonin për këtë qëllim në një bazë në Silverstoun. Por Formula 1 theksoi të enjten pasdite se nuk ka ndonjë plan për të pranuar së shpejti një skuadër të rej. “Pas zërave në media ditët e fundit nga subjekte të ndryshme, të cilat kanë shpallur synimin e tyre për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Formulës 1, duke nisur nga viti 2021, theksojmë se, ndërkohë që e vlerësojmë interesin e tyre, mund të konfirmojmë se nuk ka diskutime serioze me persona apo kompani konkrete për pranimin e një skuadre të re”, – thuhet në deklaratën e Formulës 1.
Kjo deklaratë i bën jehonë një interviste që Brauni pati në Spa, në Belgjikë, ku ai e bëri të qartë se Formula 1 do të shqyrtonte vetëm propozime serioze dhe se dera nuk do të hapej deri në 2022-shin, kur edhe vetë Formula 1 të kishte futur plotësisht në përdorim ndryshimet e reja në rregullore.