Gjergj Vyshka 04.04.2016 16:10
Raikonen ka hyrë si “pykë” mes gjermanit dhe Hamiltonit duke prishur dyshen që ishte triumfatore në Melbërn. Sebastian Fetel dështon, probleme me motorin që në xhiron e njohjes së pistës. Niko Rosberg, piloti i “Mercedes”-it në “Formula 1”, dje ka bërë bis fitoresh. Pas Melbërnit, ai është triumfator edhe në Çmimin e Madh të Bahreinit. Që do të thotë se bashkë me fitoren e parë në Australi ka shënuar dy suksese në këtë sezon të Formulës 1.
Raikoneni i ka prishur në fakt triumfin e dyfishtë “Mercedes”it, sikurse ka ndodhur në Melburn, sepse është renditur i dyti duke u futur në mes Rosbergut dhe Hamiltonit. Menjëherë jashtë garës ka mbetur Sebastian Fetel, i cili ka pasur probleme në motor gjatë xhiros së njohjes me pistën. Në kthesën e parë Rosberg arrin të marrë komandën e garës, ndërsa Botas prek Hamiltonin. Britaniku humbet disa pozicione. Dhe pas “pit-stopit” të parë gara merr formën e saj të zakonshme.
Rosbergu udhëheq, Raikonen e ndjek, kurse Hamilton e ndjek në distancë. Shumë i fortë ritmi i tre të parëve dhe për grupin, ndërsa në përfundim Riçiardo është i katërti dhe Groszhon i pesti. Kësisoj Niko Rosberg, me dy fitore ka hedhur hapa të sigurt drejt një triumfi të mundshëm për titullin “kampion bote” në “Formula 1”, ndërsa “Mercedes”-i duket i sigurt në triumf si kompani konstruktore.
Çmimi i Madh i Bahreinit
Formula 1
Rezultatet përfundimtare të garës:
1) N. Rosberg (Gjermani) Mercedes 1h33’34”696
2) K. Raikonen (Finlandë) Ferrari +10”282
3) L. Hamilton (Britani e Madhe) Mercedes +30”148
4) D. Riçiardo (Australi) Red Bull +1’02”494
5) R. Groszhon (Francë) Has +1’18”299
6) M. Verstapen (Holandë) Toro Roso +1’20”929
7) D. Kviat (Rusi) Red Bull 1 xhiro
8) F. Masa (Brazil) Uilliams 1 xhiro
9) V. Botas (Finlandë) Uilliams 1 xhiro
10) S. Vandorne (Belgjikë) Mekklaren 1 xhiro
11) K. Manjuson (Danimarkë) Reno 1 xhiro
12) M. Erikson (Suedi) Sauber 1 xhiro
13) P. Verlein (Gjermani) Manor 1 xhiro
14) N. Hulkenberg (Gjermani) Forca India 1 xhiro
15) S. Perez (Meksikë) Forca India 1 xhiro
Renditja e përgjithshme
e pilotëve pas dy garave
1) N. Rosberg (Gjermani) Mercedes 50 pikë
2) L. Hamilton (Britani e Madhe) Mercedes 33 pikë
3) D. Riçiardo (Australi) Red Bull 24 pikë
4) K. Raikonen (Finlandë) Ferrari 18 pikë
5) R. Groszhon (Francë) Has 18 pikë
6) S. Fetel (Gjermani) Ferrari 15 pikë
7) F. Masa (Brazil) Uilliams 14 pikë
8) M. Verstapen (Holandë) Toro Roso 9 pikë
9) N. Hulkenberg (Gjermani) Forca India 6 pikë
10) D. Kviat (Rusi) Red Bull 6 pikë
11) V. Botas (Finlandë) Uilliams 6 pikë
12) K. Sainz (Spanjë) Toro Roso 2 pikë
13) S. Vandorne (Belgjikë) Mekklaren 1 pikë
Renditja e përgjithshme
e konstruktorëve pas dy garave
1) Mercedes 83 pikë
2) Ferrarri 33 pikë
3) Red Bull 30 pikë
4) Uilliams 20 pikë
5) Has 18 pikë
6) Toro Rosso 11 pikë
7) Forca India 6 pikë
8) McLaren 1 pikë