Formula 1 / Nga Soçi, me sytë tanimë tek Suzuka për garën e radhës

Share Button

AlbanianSport.com 08/10/2019 18:15

ASNN – Një vështrim i shpejtë mbi pistën, tifozët dhe historinë e garës japoneze. Formula 1 bëhet gati për garën e radhës, atë të Çmimit të Madh të Japonisë. Siç dihet, Botërori i Formulës 1 po vjen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar. Pas një gare në një destinacionet më të reja të Formulës 1 si Rusia,  tanimë është koha për t’u zhvendosur në një prej destinacioneve më të vjetra dhe më historike, siç është Çmimi i Madh i Japonisë. Por cilat janë gjërat që pëlqejmë më shumë tek pista e Suzukës?

Natyrisht, është ai që quhet Sektori i parë, që është padyshim një nga pjesët më të përshtatshme për të parë një garë në Formula 1. Një zbritje tatëpjetë me shpejtësi të madhe, pastaj një kthesë e djathtë, pastaj prapë djathtas dhe pastaj një malore që gjarpëron sa majtas-djathtas. Ndryshimi i menjëhershëm i drejtimit, i ndërthurur me uljet dhe ngritjet e terrenit, japin mundësinë që të vihet në provë i gjithë potenciali motorik dhe aerodinamik i makinës dhe pilotët ndjejnë mirëfillimi mbi lëkurë forcën e rëndesës dhe atë të qendërikjes.

Në këtë sektor, hapësira për të gabuar është e vogël, pasi pista relativisht e ngushtë është rrethuar nga bari dhe zhavorri, duke qenë kështu një sprovë për aftësitë e pilotit. Një tjetër aspekt i jashtëzakonshëm i garës së Suzukës janë padyshim tifozët japonezë, të cilët janë padyshim ndër më të veçantët në botë. Ata e mbushin gjithë kompleksin gjatë ditës së garave, madje edhe tribuna kryesore është plot edhe ditën e enjte, pasi tifozët ndjekin me sy edhe skuadrat që përgatitin garazhet e tyre për garën, por edhe makinat dhe pilotët.

Është e kotë të përmendim këtu zbukurimet e kapelave apo suveniret e larmishme që ata sjellin me vete për të ndjekur garën. E veçanta tjetër është se Suzuka është e mbushur me histori, që nga ai edicion i parë i 1987-ës, pasi zëvendësoi Fuxhin, që ishte sht[pia e Çmimit të Madh të Japonisë gjatë viteve 1970-të. Dhe duke qenë se vendi i saj në kalendar është drejt fundit, kjo pistë ka qenë skena e disa gavare që kanë vendosur titullin, por edhe kanë shkaktuar polemika, ku padyshim spikatin dy përplasjet radhazi të Ajrton Senës dhe Alen Prostit në 1989-ën dhe 1990-ën.

Duhet kujtuar se 5 garat e para në Suzuka vendosën titullin, ashtu siç bëri për Dejmon Hillin në 1996-ën, Mika Hakinenin në 1999-ën, Majkëll Shumakerin në 2000-shin dhe 2003-shin dhe Sebastian Fetelin në 2011-ën.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

AlbanianSport.com 10/03/2024 16:10 ASNN – Lara Kolturi, në finalet e Kupës së Botës. Skiatorja kuqezi

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh