Formula 1 / Nëntori, muaji i “ferrit” me 3 gara radhazi, ankohen skuadrat

Share Button

AlbanianSport.com 04/11/2021 18:40

ASNN – Skuadrat ankohen se janë të lodhura nga udhëtimet e gjata. Formula 1 përballet me një sfidë logjistike dhe njerëzore gjatë muajit nëntor për të përfunduar 3 gara në 3 fundjava radhazi, secila në një skaj të globit: Meksikë, Brazil dhe Katar. Udhëtimi nga çdo kryeqytet evropian është rreth 46 orë fluturim dhe rreth 28,000 kilometra distancë gjithsej. Një sfidë për skuadrat, mekanikët, pilotët dhe anëtarët e tjerë të skuadrave që mund të ndikojë gjithashtu në luftën për titullin midis Maks Verstapenit dhe Ljuis Hemiltonit.

Holandezi mbërrin në Meksiko Siti me 12 pikë më shumë se anglezi dhe pista meksikane është, në teori, më e favorshme për “Red Bull”-in. Kështu ka qenë në të kaluarën, me kthesat e ngadalta që do të shpërblejnë paraqitjen e makinës “RB16B”. Por epërsia e motorit “Mercedes” ende ekziston. Megjithatë gjithçka është e hapur. Me mbingarkesën e kalendarit, si pasojë e “Covid-19”, debati për përpjekjet e bëra nga mekanikët e një skuadre të Formulës 1 dhe periudhat e gjata që ata kalojnë larg familjeve të tyre kanë shkuar në veshin e drejtuesve të këtij Botërori.

Disa skuadra kanë bërë ankesa publike, megjithëse të gjitha kanë miratuar kalendarin aktual. Megjithatë, lodhja fizike është një problem që mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta në rezultatin e një gare: një gabim në ndërrimin e gomave, që mund të zgjasë më shumë sekonda, mund të vendosë edhe fatin e një kampionati botëror. Në nivel sportiv, dy çmimet e tjera të mëdha në nëntor do të jenë mëse të rëndësishme. Në Brazil, do të bëhet renditja e tretë dhe e fundit me garën “sprint” të sezonit, me dy nisje, dy gara dhe më shumë pikë në lojë.

Interlagosi është një tjetër prej atyre asfalteve që historikisht i ka buzëqeshur “Red Bull”-it dhe jo aq shumë “Mercedes”-it. Sa i përket Lusailit, pista e Katarit është i panjohur për Formulën 1, pa referenca dhe nuk ishte planifikuar as para verës. Dhe përshtatja e makinave atje do të jetë e vështirë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

AlbanianSport.com 10/03/2024 16:10 ASNN – Lara Kolturi, në finalet e Kupës së Botës. Skiatorja kuqezi

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh