AlbanianSport.com 09.10.2016 10:50
ASNN – Dominim i zakonshëm i “Mercedes”-it edhe në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Japonisë në Suzuka. Pikërisht në këtë pistë, teksa sot do të zhvillohet gara e madhe, gjermani Niko Rosberg lë nga pas shokun e skuadrës së tij, Ljuis Hemilton.
Kronometri i tretë në provat zyrtare ka qenë për “Ferrari”-n e Raikonenit, që ka qenë përpara Fetelit që, për shkak të penalitetit që ka marrë në Malajzi, do ta nisë i shtati. Pas “Mercedes”-it dhe “Ferrari”-t edhe “Red Bull” i Verstapenit e Riçiardos.
Dhe kompletojnë 10-shen e parë Perez, Groszhon, Hulkenberg dhe Gutierrez. Jashtë seksionit të parë të provave zyrtare ka mbetur Baton i Mekklarenit i ndjekur në seksionin e dytë të këtyre provave nga shoku i skuadrës Alonso e nga “Uilliams”- i Botas e Masës.
Për Rosberg është fitorja e 30-të e karrierës në prova zyrtare, si dhe e teta sezonale.
Radha e nisjes sot në Çmimin e Madh të Suzukës:
1) N. Rosberg (Gjermani) Mercedes 1’30”647
2) L. Hemilton (Britani e Madhe) Mercedes 1’30”660
3) K. Raikonen (Finlandë) Ferrari 1’30”949
4) M. Verstapen (Holandë) Red Bull 1’31”178
5) D. Riçiardo (Australi) Red Bull 1’31”240
6) S. Perez (Meksikë) Forca India 1’31”961
7) S. Fetel (Gjermani) Ferrari 1’31”028
8) R. Groszhon (Francë) Has 1’31”961
9) N. Hulkenberg (Gjermani) Force India 1’32”142
10) E. Gutierrez (Meksikë) Has 1’32”547