Gjergj Vyshka 12.06.2016 10:45
Vetëm 6 të qindtat i ndajnë dy “Mercedes”-ët në cirkuitin e Montrealit. Hemilton parakalon Rosbergun me pak vuajtje dhe pas rreshtit të parë të pushtuar nga “Mercedes”-i ndodhet “Ferrari” i Sebastian Fetelit, me vetëm dy të dhjetat (pozitive deri më tani modifikimet e adaptuara në Maranelo).
Koha e katërt i ka takuar Riçiardos, që fiton duelin në “familjen” e “Red Bull”-it me Verstapenin, i cili është i 5-ti. Mbyll rreshtin e tretë finlandezi i “Ferrari”-t, Kimi Raikonen. Rreshti i katërt për “Uilliams”, ndërsa Alonso e dërgon Mekklarenin në fazën e tretë të provave zyrtare të Çmimit të Madh të Kandasë.
Në fillimin e fazës së dytë të provave zyrtare, Sainz Xhunjor përfundon kundër mureve mbajtëse. Seanca është ndërprerë për tetë minuta për të lëvizur makinën e “Toro Rosos”.