Formula 1 / “Mercedes”-i prezanton makinën e re, Hamilton, edhe më “i uritur”

Share Button

AlbanianSport.com 14/02/2019 17:05

ASNN – Ljuis Hemiltoni kërkon të jetë më i fortë sezonin e ardhshëm. Kështu ka deklaruar piloti britanik pas prezantimit të makinës së re “Mercedes”. Ai është shfaqur tepër i çlodhur pas pushimeve të dimrit dhe u ka futur frikën konkurrentëve të tjerë pasi është shprehur: “Do të jem i përsosur në Botërorin e 2019-ës”. Kështu, Ljuis Hemiltoni u ka bërë një paralajmërim ogurzi rivalëve të tij të Formula 1.

Ai ka premtuar se do të përmirësohet më shumë në kampionatin e ardhshëm me makinën e ti të re “Mercedes”, duke bërë një paraqitje të përsosur. Piloti britanik doli me makinën e tij në Silverstone për ta provuar, me të cilën do të provojë të fitojë titullin e 6-të botëror në karrierë. Ai ka nënshkruar edhe për dy vite të tjera me “Mercedes”-in, kontratë nga e cila do të përfitojë 52 milionë dollarë. Ai duket një Hemilton i qetë, që ka pushuar mjaft, e plotësisht I gatshëm, për të shtrirë dominimin e tij në Formula 1.

“2018-ta ishte një vit i jashtëzakonshëm për mua, por ndihem sikur 2019 mund të jetë edhe më i mirë, – tha ai. – Unë dua të arrij më shumë, dua të vazhdoj të fitoj pasi ndihem energjik dhe jam gati të sulmoj këdo që më del përpara gjatë garës.” Hemiltoni ka pushuar mjaft gjatë kësaj periudhe. Ai ka kaluar mjaft kohë në Amerikë si dhe ka marrë pjesë në “Super Boul”. “Kam bërë pushime të mjaftueshme, – ka zbuluar piloti i Formulës 1. – Kam qenë krejtësisht jashtë garave gjatë kësj kohe.”

“Tani do të stërvitem përsëri shumë për sezonin e ri, – ka vijuar Hemiltoni. – Ky është viti im i 7-të me ekipin dhe energjia dhe vendosmëria brenda ekipit janë me të vërtetë frymëzuese.” Drejtori i ekipit të “Mercedes”-it, Toto Volf, tha: “Kur u takuam pas pushimeve të dimrit, Ljuisi dukej shumë i qetë, i çlodhur. Por ai është jashtëzakonisht “i uritur” dhe dëshiron të fillojë përsëri garën”. Testet e para fillojnë të hënën, përpara se Hemiltoni të nisë mbrojtjen e titullit “kampion bote” të Formula 1, në Melbërn të Australisë, më 17 mars 2019.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh