Formula 1 / “Mercedes”-Hemilton, një rinovim me shumë të panjohura

Share Button

AlbanianSport.com 15/02/2021 17:55

ASNN – Pse Hamilton rinovon vetëm një vit me “Mercedes”-in? Kjo është kontrata më e shkurtër e kampionit, duke lënë pas shumë pikëpyetje për të ardhmen e tij. Ndërkohë, që “Ferrari” dhe “Red Bull”-i kanë nënshkruar me pilotët e tyre të rinj deri në vitin 2024. “Mercedes”-i zgjodhi Ljuis Hemiltonin për të luftuar për një titull tjetër botëror në 2021-shin. Në Formula 1, në fakt kontratat nënshkruhen rreth stinës së verës dhe ato publikohen më vonë, në dhjetor, por asnjëherë në vitin aktual.

Por çuditërisht rinovimi i kontratës së pilotit britanik u vonua prej këtij të fundit. E megjithë lajmin për nënshkrimin e një kontrate vetëm për një vit midis Hemiltonit dhe “Mercedes”-i, mund të themi se “telenovela” midis këtyre dy aktorëve nuk ka përfunduar ende. Sepse kjo marrëveshje midis pilotit dhe skuadrës, lë pa përgjigje dy pyetje: sa dhe pse nuk zgjidhet kontrata përtej vitit që fillon. Pyetja sa? Duket një kohë e shkurtër, një vit kontratë për një pilot që garanton fitore çdo fundjavë.

Kampioni është 36 vjeç, Raikonen kaloi 40 vjeç, Alonso po i afrohet të 40-ave, e të dy janë akoma në garë. Dihet që marrëveshja u vonua nga epidemia e virusit korona, por ishte edhe kërkesa ekonomike e pilotit. Sipas shtypit britanik, Hemiltoni kërkoi një rritje page në kulmin e rekordit të tij edhe pse ishte midis pilotëve më të paguar. E megjithë krizën e madhe që ka përfshirë gjithë sektorët industrialë në botë, ishte e pabesueshme që Hamilton do të kishte nënshkruar për më pak se 45 milion në vit.

E cila ishte paga e tij e mëparshme, kur ai ka fituar titullin e 7-të dhe ka thyer të gjitha rekordet e tjera të Mikael Shumakerit. Në një kohë që skuadrat e tjera, “Ferrari” apo “Red Bull”, u kanë besuar pilotëve të rinj, madje deri në 2024-ën, makina “Mercedes” i është besuar një kampioni që ka dyshime, kërkesa të paplotësuara, shumë interesa jashtë garës dhe një skuadër që nuk ofron rezistencë. Deri tani ata kanë luajtur një letër që askush tjetër nuk e kishte.

“Mercedes” ka makinën më të mirë. dhe, duke filluar me garën e parë të vitit, Çmimin e Madh të Bahreinit, më 28 mars 2021, do të shohim se kush do të bindë, makina apo piloti.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

AlbanianSport.com 10/03/2024 16:10 ASNN – Lara Kolturi, në finalet e Kupës së Botës. Skiatorja kuqezi

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh