Formula 1, Maks Verstapeni, triumf historik në garën e dytë të Silverstounit

Share Button

AlbanianSport.com 10/08/2020 17:10

ASNN – Gara e dytë radhazi që u zhvillua në pistën e Silverstounit dhe që ishte e 5-ta në kalendarin e këtij sezoni të improvizuar të Formulës 1 të këtij viti të turbulluar nga epidemia e virusit korona, që shpërtheu në shkallë globale, ishte cilësuar si gara e 70-vjetorit të këtij Botërori prestigjioz. Dhe, në një përkim të denjë për garën që shërbeu si pikënisja e Botërorit të Formulës 1 para 7 dhjetëvjeçarësh, gara e dytë e Britanisë së Madhe, ka patur edhe një fitues historik.

Në garën ku ai parakaloi pikërisht të atin, Zhosin, si piloti holandez me më shumë gara, tanimë 107, në Formula 1, Maks Verstapeni ka mbërritur i pari në finish, duke thyer kështu edhe supremacinë e deritanishme të dyshes së “Mercedes Benz”-it, Ljuis Hemilton dhe Valteri Botas. Strategjia e mirë, e mbështetur në zgjedhjen e zgjuar të gomave, por edhe vetë talenti dhe agresiviteti i tij bëri që piloti i “Red Bull”-it ta mbyllte garën para britanikut dhe finlandezit.

Përkundër pritshmërive, edhe Sharl Lëklërku bëri një garë të madhe pasi e kaloi finishin i katërti me vetëm një ndalesë të të kryer. Shoku i tij i skuadrës së “Ferrari”-t, Sebastian Feteli, vazhdon të zhgënjejë, pasi e mbylli garën vetëm në vendin e 12-të. Është mbyllur kështu edhe gara e pestë e Botërorit të vitit 2020 në Formula 1 dhe fituesi është Maks Verstapen. Piloti i “Red Bull Racing -Honda” triumfoi në Çmimin e Madh të Silvestounit, që përkoi me 70-vjetorin e kësaj piste.

Ky është suksesi i parë në këtë vit, dhe i 9-ti në karrierë, për holandezin, i cili zhvilloi një garë fantastike dhe siguroi pikët e plota. I dyti mbërriti Ljuis Hemiltoni, teksa në podium u ngjit edhe makina tjetër e “Mercedes”-it, Valeri Botas, i cili ishte nisur nga vendi i parë. Vendi i katërt për të riun e “Ferrari”-t, pilotin nga Montekarlo, Lëklërk, ndërsa Feteli zhvillon një tjetër garë të dobët. Gjermani i “Kokëkuqes” u nis nga vendi i 11-të dhe e mbylli në vend të 12-të, duke konfirmuar momentin e errët që po kalon.

Përtej vendit të dytë, kampioni në fuqi i botës, Ljuis Hemilton, vazhdon të kryesojë renditjen e përgjithshme të pilotëve me 107 pikë të grumbulluara pas 5 garash. Britaniku i skuadrës gjermane ndiqet nga Verstapeni, me 30 pikë më pak, dhe më pas vjen finlandezi Botas, me 73 pikë. Piloti tjetër i “Mercedes”-it ka dorëzuar vendin e dytë në renditje pas 5 garave të para. Vetëm 45 pikë numëron Lëklërku, që mban vendin e 4-t, i ndjekur nga Lando Norrisi, me 7 pikë më pak.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

AlbanianSport.com 14/03/2024 18:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon turneun

(Video) Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në “eEuro 2024”

(Video) Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në “eEuro 2024”

AlbanianSport.com 14/03/2024 14:30 ASNN – Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në fushatën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh