Formula 1 / Maks Verstapen, ose “sherifi” holandez i Teksasit

Share Button

AlbanianSport.com 24/10/2021 23:10

ASNN – Piloti i “Red Bull”-it bën një garë karakteri dhe fiton duelin me rivalin Ljuis Hemilton. Ka qenë një garë e zhvilluar në Teksasin e largët dhe ka rezultuar një betejë e denjë për filmat “Uestern”, teksa Maks Verstapen dhe Luis Hemilton kanë luftuar deri në finish, por ka qenë holandezi ai që ka mbërritur aty në Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thelluar epërsinë e tij në krye të renditjes së përgjithshme të pilotëve.

Gara e së dielës në mbrëmje vonë, me orën e Tiranës, dhe që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar në kanalin RTSH Sport, ka parë britanikun që të niset më mirë, edhe pse nga vendi i dytë dhe të marrë kryesimin për 14 xhiro, kur në lojë u futën strategjitë e skuadrave dhe drejtuesve të tyre. Kështu, kryesimi ndryshoi emër dy herë, pas dy ndalesave të dy rivalëve për të ndërruar gomat.

Por, atëherë kur duhej, Maks Verstapen ruajti gjakftohtësinë dhe administroi epërsinë, edhe pse minimale, për të mbërritur i pari në finishin e garës së zhvilluar në pistën e Ostinit. Kështu, teksa ka korrur fitoren e 8-të në këtë sezoni dhe mbeten edhe 5 gara deri në fund, Maks Verstapen kryeson renditjen e përgjithshme të pilotëve, me 287.5 pikë, i ndjekur nga Ljuis Hemilton, me 275.5 pikë, ndërsa i 3-ti renditet Valteri Botas me 185 pikë.

Ndërkaq, renditjen e konstruktorëve e kryeson Mercedes, me 460.5 pikë, por “Red Bull”-i është afruar tashmë, në kuotën e 437.5 pikëve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh