Formula 1 / Ljuis Hemiltoni & “Mercedes”-i, në garë për çmimet “Laureus”

Share Button

AlbanianSport.com 16/01/2020 22:45

ASNN – Piloti dhe skuadra gjermane, kandidatë në kategoritë përkatëse të çmimeve prestigjioze. Kabineti i tyre i trofeve mund të jetë rënduar dhe mbushur plot, por piloti “kampion”, Luis Hemiltoni, dhe skuadra “kampione” e  Formulës 1, “Mercedes”-i, pritet të fitojnë edhe tjera trofe në ceremoninë e Çmimeve Prestigjioze Botërore “Laureus”, që do të zhvillohet më 17 shkurt 2020 kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin. Po kështu, në kategorinë e “Momentit Sportiv të Vitit” figuron nga bota e Formulës 1 edhe njëfarë Mik Shumakeri.

Ky është kandidimi për herë të 6-të i Hemiltonit për të ashtuquajturit Çmimet “Oskar” të botës sportive, teksa është përzgjedhur në 2009-ën, në 2015-ën, në 2016-ën, në 2018-ën dhe në 2019-ën, por nuk ka arritur asnjëherë të shpallet “Sportisti i Vitit”. Mikael Shumakei dhe Sebastian Feteli janë të vetmit pilotë nga Formula 1 që e kanë fituar këtë çmim. A mund të jetë ky viti i Hemiltonit. Ai siguroi titullin e 6-të të kampionit të botës, me diferencën më të madhe të pikëve me ndjekësit, por lista e kandidatëve këtë vit është mbresëlënëse.

Britaniku përballet me 6 herë “kampionin e botës” në Moto GP, Mark Markezin, rekordmenin e maratonës, Eliud Kipçogen, i cili e uli kohën për herë të parë nën dy orë, fituesin e turneut “Masters” për 2019-ën në golf, fituesin e “Topit të Artë” në futboll, Lionel Mesin, dhe nr. 1 të tenisit botëror, Rafael Nadal. Ndërkaq, Mik Shumakeri mund të vijojë në hapat e babait të tij, duke fituar Çmimin e “Momentit Sportiv të Vitit”, teksa pilotoi “Ferrari”-n F2004, në pistën e Hokenhaimit, 15 vjet pasi piloti legjendar korri suksesin historik, duke fituar titullin e 7-të të kampionit të botës me të njëjtën makinë.

Edhe “Mercedes”-i, që nuk i trembet konkurrencës, është kandidate për Çmimin e “Skuadrës Botërore të Vitit”, ku përballë ka fituesen e Ligës së Kampioneve në futboll, Liverpulin, fituesen e Botërorit të Regbisë, Afrikën e Jugut, kampionen e NBA-së, Toronto Reptors, fituesen e Botërorit të Futbollit të Femrave, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe fituesja e Botërorit të Basketbollit të Meshkujve, Spanjën. Teksa është për herë të 6-të kandidate për Çmimet “Laureus”, skuadra gjermane, e fitoi para dy vitesh këtë çmim, duke u bërë e dyta skuadër e Formulës 1 që e fitoi këtë çmim pas “Braun”-it në 2010-ën.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:00 ASNN – Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti ishte të premten

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh