Formula 1 / Lëklërk po shijon momentin, niset i pari edhe të dielën në Singapor

Share Button

AlbanianSport.com 21/09/2019 19:00

ASNN – Piloti nga Montekarlo lë pas Hemiltonin në provat zyrtare, gara, drejtpërdrejt në RTSH. Pasi ka fituar garën në Belgjikë dhe në Itali, piloti nga Montekarlo siguroi në mënyrë bindëse nisjen nga vendi i parë nën dritën e prozhektorëve të shtunën në Singapor.  Kjo ishte hera e 5-të në karrierën e tij që ai do të niset nga vendi i parë dhe e 3-ta radhazi.

Provat zyrtare të së shtunës erdhën drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, i cili do të sjellë gjithashtu drejtpërdrejt edhe garën e së dielës, që nis në ora 14:00. Mund të thuhet se Sharl Lëlerk po e shijon plotësisht momentin e tij. Pasi ka fituar garën në Belgjikë dhe në Itali, piloti nga Montekarlo siguroi në mënyrë bindëse nisjen nga vendi i parë nën dritën e prozhektorëve të shtunën në Singapor.

Kjo ishte hera e 5-të në karrierën e tij që ai do të niset nga vendi i parë dhe e 3-ta radhazi, por ajo që e bëri më të veçantë është fakti se erdhi në një pistë kur “Ferrari” priste të vuante në fundjavë. Lëklerku e përshkoi xhiron e pistës së rrugës në “Marina Bej” me kohën mbresëlënëse prej 1 minutë, 36 sekondash e 217 mijëtash, duke e lënë prapa Ljuis Hemiltonin me 191 të mijëtat e sekondës.

Kjo nënkupton se piloti 21-vjeçar e ka lënë prapa rivalin e “Mercedes”-it, për numrin më të madh të nisjeve nga vendi i parë këtë vit. Sebastian Feteli ishte më i shpejti në xhirot e para të seancës së 3-të të provave zyrtare, por në fund e braktisi përpjekjen e fundit dhe u desh të kënaqej me nisjen nga vendi i 3-të, 220 të mijëtat pas shokut të tij të “Ferrari”-t.

Ai la prapa “Red Bull”-in e Maks Verstapenit, i cili ishte më tepër se gjysmë sekonde më i ngadaltë sesa Lëkerku. Por vetë Verstapeni ishte më i shpejtë sesa “Mercedes” i Valteri Botasit dhe “Red Bull”-i i Aleks Albonit, që do të nisen nga rreshti i 3-të. Rreshti i 4-t, do të përbëhet nga “MekLaren”-i i Karlos Sainzit dhe “Renault” e Daniel Riçiardos, ndërsa 10-shen e të parëve e mbyllin Niko Hulkenbergu dhe Lando Norrisi.

Provat zyrtare të së shtunës erdhën drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, i cili do të sjellë gjithashtu drejtpërdrejt edhe garën e së dielës, që nis në ora 14:00.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh