Formula 1 / Kristian Horner ngre dyshime për motorin e “Mercedes”-it

Share Button

AlbanianSport.com 13/10/2021 10:55

ASNN – Kreu i “Red Bull”-it: “Hemilton ishte shumë më i shpejtë në Stamboll. FIA të hetojë.” Kur kanë mbetur edhe 6 gara deri në përfundim të Kampionatit Botëror të Formulës 1, sfida midis “Red Bull”-it dhe “Mercedes”-it për titullin “kampion”, si për pilotë, ashtu edhe për skuadra po bëhet më e ashpër. Dhe jo vetëm në pistë. Kristian Horner ngjall dyshimin se njësia e motorit të makinës “Mercedes” siguron një tepricë “të konsiderueshme” të energjisë. Ky është episodi i radhës i “luftës së akuzave me fjalë”, që bëjnë dy drejtuesit e “Red Bull”-it e “Mercedes”-it, konkretisht Kristian Horneri dhe Toto Volfi.

“Shpejtësia e tyre maksimale është rritur mjaft kohët e fundit dhe ne nuk mund t’i afrohemi aq sa mundeshim më parë, – ka thënë Horneri. – Ne e pamë këtë veçanërisht në Stamboll, kur Ljuis Hemiltoni, i cili montoi një motor të ri dhe e filloi garën duke u renditur pas 10 të parëve, pati një avantazh të rëndësishëm direkt, si 15 ose 20 kilometra në orë më shumë, diçka fenomenale. Bëhet fjalë për maksimalizimin e paketës që kemi në dispozicion, por është për t’u habitur që ata kanë bërë një hap kaq të madh përpara me njësinë e energjisë. Vetëm për të sqaruar, ne nuk kemi bërë një ankesë.”

“Ne vetëm kemi ngritur dyshimin, pasi janë gara normale në këto raste, – ka vijuar ai. – Dhe ne nuk jemi të vetmit që e kemi vënë re. I takon Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), që të kryejë kontrollet e nevojshme. Por nëse një makinë arrin një shpejtësi maksimale më të lartë se ajo që mund të arrihet kur “DRS”-ja është e hapur, atëherë kjo bën pak përshtypje.” Ndërsa “Mercedes”-i po feston përvjetorin e parë nga 7 titujt e saj të njëpasnjëshme si skuadër, të arritur në 12 tetor 2014 në Çmimin e Madh të Rusisë, Kristian Horner ngre alarmin ose të paktën ngjall dyshime.

Por nuk duket i gatshëm të ankohet shumë për rezultatin e garën e Stambollit dhe në vend të kësaj pret me padurim garën e radhës së Kampionatit Botëror, i cili sipas të gjitha gjasave do të shohë makinat e “Red Bull”-it të sfidohen në Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kundrejt epërsisë së “Mercedes”-it, që tradicionalisht ka fituar atje. Por, në çdo rast, “Mercedes”-it do t’i duhet të përballet me kryesuesin e renditjes së përgjithshme të pilotëve dhe rivalit kryesor të Ljuis Hemiltonit, Maks Verstapenin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

AlbanianSport.com 14/03/2024 18:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon turneun

(Video) Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në “eEuro 2024”

(Video) Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në “eEuro 2024”

AlbanianSport.com 14/03/2024 14:30 ASNN – Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në fushatën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh