AlbanianSport.com 04/09/2021 17:55
ASNN – Kimi Raikonen ka rezultuar pozitiv me “Covid-19” mëngjesin e së shtunës dhe piloti finlandez nuk do të marrë pjesë në garën e Çmimit të Madh të Holandës në Formula 1. Në vend të tij për skuadrën e “Alfa Romeo”-s do të garojë Robert Kubica. Kështu, Raikonen, i cili, më 1 shtator 2021 lajmëroi largimin e tij nga Formula 1 në fund të këtij sezoni, nuk do të marrë pjesë në garën e Çmimit të Madh të Holandës.
42-vjeçari finlandez ka rezultuar pozitiv me “Covid-19” dhe është në izolim në hotel. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Federatës Botërore të Automobilizmit (FIA) dhe asaj të “Alfa Romeo Orlen Racing”. Pas tamponit të fundit të kryer mëngjesin e së shtunës, piloti finaldez ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Në vend të tij, në garën e Holandës do të garojë piloti polak, Robert Kubica.
“Kimi Raikonen nuk do të marrë pjesë në Çmimin e Madh të Holandës, pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Të urojmë shërim të shpejtë! Mezi presim të rikthehesh në pistë!”, – janë fjalët e shkruara në faqen zyrtare në Internet të Formulës 1. Raportohet se, hëpërhë, Kimi nuk ka simptoma dhe është mirë fizikisht. FIA po heton paraprakisht për kontaktet e ngushta që mund të ketë patur piloti.
Edhe skuadra e tij “Alfa Romeo Racing” i uron shërim të shpejtë pilotit të vet. Raikonen është piloti i parë që rezulton pozitiv për “Covid-19” për sezonin aktual të i Formulës 1.