AlbanianSport.com 02/06/2020 21:40
ASNN – Duket se, nga njëra anë, durimi ka marrë fund, e nga ana tjetër, realiteti është pranuar si i pashmangshëm, por i përballueshëm. Për këtë arsye, Çejs Keri deklaroin se garat e Formulës 1 nuk do të anulohen, edhe nëse një garues apo një anëtar i ndonjë skuadre rezulton pozitiv për virusin korona.
Kreu ekzekutiv i Formulës 1 ka folur pasi të martën u bë e ditur se 8 garat e para të këtij edicioni do të mbahen në Evropë, duke filluar nga 5 korriku 2020. “Ne do të kemi një procedurë që parashikon që, edhe nëse kemi një rast të infektimit, nuk do të ketë anulime”, – ka thënë ai.
“Nëse një pilot preket nga virusi, skuadrat kanë pilotë rezervë në dispozicion”, – ka shtuar zyrtari i lartë i Formulës 1, duke folur për rrjetin prestigjioz BBC. “Edhe nëse një skuadër nuk do të jetë në gjendje të garojë, gara prapëseprapë nuk do të anulohet”, – ka sqaruar Keri.