Formula 1 / Katari, gati për garën e parë, një vit para Botërorit të Futbollit

Share Button

AlbanianSport.com 28/10/2021 17:10

ASNN – Në Lusail pritet të ketë kapacitet të plotë tifozësh. Katari do të presë muajin e ardhshëm, garën përuruese të Formulës 1, vend që iu bashkua këtij Botërori, si zëvendësues i minutës së fundit, pas anuluimit të garës në Australi dhe organizatorët po mundohen që ta zhvillojnë atë me një kapacitet të plotë spektatorësh. “Lusaili është një cirkuit ndërkombëtar, në të cilin janë zhvilluar shumë gara, si për motorë ashtu për makina”, – ka thënë Abdulrahman Al Man’nai, President i Federatës së Makinave dhe Motorëve të Katarit, në një intervistë për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP).

“Është plotësisht i njohur nga të dyja federatat, Federata Ndërkombëtare e Motoçiklizmit (FIM) dhe Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA), e për të pritur një garë të Formula 1, na duheshin vetëm pak ndryshime, – ka vijuar ai. – Ne po përpiqemi të kemi një kapacitet të plotë spektatorësh, e për këtë po punojmë ditë e natë. Procedurat aktuale brenda Katarit na lejojnë të kemi kapacitet 100 % për sa kohë që individët janë të vaksinuar ose kanë prova që kanë antitrupat e “Covid-19”. Por si garat e tjera në rajon nuk do të ketë alko’ol për fituesit, pra nuk do të ketë shampanjë në podium.”

“Ne kemi vlerat dhe kulturën tonë dhe respektojmë kulturën e të tjerëve,  – ka theksuar zyrtari arab. – Është një kornizë kohore shumë e vogël për ne dhe po punojmë shumë për t’u siguruar që të ndodhë në një standard vërtet të lartë.” Pilotët e Formula 1 do të jenë të lirë të “thonë mendimin e tyre” për çështje të diskutueshme, siç janë të drejtat e njeriut, kur Katari të presë Çmimin e Madh të parë muajin e ardhshëm. Vendi arab i Gjirit Persik ka qenë objektiv i protestave nga disa ekipe kombëtare të futbollit për trajtimin e punëtorëve të huaj, si pjesë e një vale të aktivizimit social nga atletët.

Por Katari, i cili do të presë Botërorin e Futbollit  saktësisht një vit nga gara e tij inauguruese e Çmimit të Madh më 21 nëntor 2021, nuk do t’i ndalojë pilotët e Formulës 1 të flasin hapur, tha shefi i motorsporteve në Katar. Kampioni në fuqi i botës, Ljuis Hamilton është një zë i fortë në lëvizjen “Black Lives Matter” dhe 4 herë fituesi i titullit botëror në Formula 1, Sebastian Fetel është një tjetër pilot që mbron çështjet sociale. Katari ka nënshkruar një marrëveshje 10-vjeçare për të zhvilluar aty garat e Formulës 1 nga viti 2023. Ajo në Lusail është e para nga 3 garat e Lindjes së Mesme për mbylljen e sezonit, që i paraprin asaj të Arabisë Saudite dhe finales në Abu Dhabi.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh