Gjergj Vyshka 12.06.2017 09:45
Piloti britanik i “Mercedes”-it, Ljuis Hemiltoni, dominon Çmimin e Madh të Kanadasë dhe i afrohet kryesuesit të renditjes së përgjithshme të Kampionatit Botëror, Sebastian Fetelit, që dje ka qenë i katërti. Anglezi, që merr suksesin e tij të 6-të në Montreal, la pas shokun e skuadrës së tij, Botasin, dhe Riçiardon.
Tanimë Feteli 141 pikë dhe Hemiltoni, 129 pikë. Në nisje, “Ferrari” ka humbur dy pozicione, ndërsa Feteli është parakaluar nga Botasi dhe Verstapeni. Holandezi është në “nokaut” pas xhiros së 11-të dhe ndërpret garën. Më pas, Sebastian Feteli është ndalur në xhiron e 16-të për të ndryshuar mbulesën e makinës.
Ndërkaq, Çmimi i Madh i Kanadasë është i kompromentuar për “Ferrari”-n, e cila duhet të sqarojë nëse makina e gjermanit ka qenë i dëmtuar, apo jo. Përpara, Hemiltoni e bën garën i vetëm. Megjithatë, Feteli rikuperon pozicionet e humbura dhe e përfundon në vendin e katërt.
Kurse Raikonen është i 7-ti. Një paraqitje shumë e mirë edhe e pilotëve të “Force India”, ndërsa Perezi është i 5-ti dhe Oçon, i 6-ti.