Formula 1 / Jamamoto: Maks Verstapeni, një pilot i çmuar për ne

Share Button

AlbanianSport.com 22/08/2019 19:40

ASNN – Drejtori administrativ i kompanisë japoneze “Honda” vlerëson lart pilotin holandez. Triumfi i Maks Verstapenit në Çmimin e Madh të Austrisë i dha “Hondës” të parën fitore që nga rikthimi në Formula 1 në 2015-ën, dhe i ka rritur gjasat që kompania japoneze e prodhimit të automobilave të mbetet në nivelin më të lartë të këtij sporti edhe përtej 2020-ës. Drejtori administrativ i “Hondës” për Formula 1-shin, Masashi Jamamoto, ka deklaruar se është tepër e rëndësishme për kompaninë që ai përfaqëson që të ketë si pjesë të projektit të saj një pilot si Maks Verstapeni i “Red Bull”-it. Triumfi i Verstapenit në Çmimin e Madh të Austrisë i dha “Hondës” të parën fitore që nga rikthimi në Formula 1 në 2015-ën, dhe i ka rritur gjasat që kompania japoneze e prodhimit të automobilave të mbetet në nivelin më të lartë të këtij sporti edhe përtej 2020-ës. Jamamoto beson se mënyra e pilotimit të holandezit është një nga faktorët vendimtarë që “Honda” dhe skuadra e “Red Bull”-it ka arritur rezultate mbresëlënëse në këtë gjysmë të parë të këtij sezoni të Formulës 1, ku përfshihet edhe një fitore në Gjermani dhe një nisje, për herë të parë, nga vendi i parë në Hungari. “Ai është mjaft i rëndësishëm për ne”, – tha Jamamoto, duke vijuar: “Është shumë e rëndësishme që kemi një pilot si ai. Së pari, ai është mjaft i mirë si pilot, ai është mjaft i mirë në komunikimin me inxhinierët. Ai është mjaft i mirë në analizën që u bën të dhënave dhe vetë pilotimit të tij. Ai madje mund të japë edhe përshtypje mjaft të sakta sa i përket shasisë dhe motorit, kështu që është i shkëlqyer.” Maks Verstapeni mban vendin e 3-të në renditjen e përgjithshme të pilotëve dhe synon të sfidojë Valteri Botasin për vendin e dytë në gjysmën e dytë të sezonit. Holandezi i “Red Bull”-it ka korrur deri tani dy fitore, është ngjitur 5 herë në podium në këto 12 garat e deritanishme të këtij sezoni dhe ka fituar 76 pikë më tepër sesa kishte bërë në të njëjtën fazë të sezonit të shkuara me motorin “Renault”. Suksesi i “Hondës” deri më tani me Verstapenin dhe “Red Bull”-in përfaqëson shansin më të mirë të kompanisë aziatike për të marrë një rezultat të mirë më vonë në pistën e shtëpisë në Japoni.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh