Formula 1 / Horner: Kujtova se Riçiardo po bënte shaka për largimin

Share Button

AlbanianSport.com 11/08/2018 13:15

ASNN – Drejtuesi i skuadrës së “Red Bull”-it, Kristian Horner, beson se piloti australian Daniel Riçiardo u largua sepse i trembej shndërrimit në një pilot të dytë të skuadrës, në mbështetje të Maks Verstapenit. Horneri ka zbuluar se ai vetë e mësoi lajmin vetëm një ditë përpara se të zyrtarizohej dhe ishte aq i shtangur, saqë fillimisht kishte menduar se ishte një shaka.

Kalimi i Daniele Riçiardos nga “Red Bull”-i tek “Renault” sezonin e ardhshëm ishte një nga lajmet më të bujshme të merkatos së Formula 1 dhe tanimë kanë dalë disa hollësi interesante mbi atë që ka ndodhur. Ka qenë vetë kreu i skuadrës austriake, Kristian Horner, i cili ka zbuluar se ai vetë e mësoi lajmin vetëm një ditë përpara se të zyrtarizohej dhe ishte aq i shtangur, saqë fillimisht kishte menduar se ishte një shaka.

“Që të jem i sinqertë, mendova se po mundohej të bënte shaka apo të më ngacmonte, kur më mori në telefon dhe më tha se po shkonte te “Renault””, – pohoi Horneri. – Mos është kjo ndonjë shaka për pushimet verore, iu përgjigja. Por shpejt m’u bë e qartë se kjo ishte zgjedhja e tij dhe duhet ta respektosh. “Renault” është një skuadër në rritje dhe që po investon, prandaj mendoj që ishte një zgjedhje e frymëzuar nga ana e tij.”

Ndërkohë, duke folur për arsyet e vendimit të Riçiardos, drejtuesi i skuadrës së “Red Bull”-it beson se piloti australian u largua sepse i trembej shndërrimit në një pilot të dytë të skuadrës, në mbështetje të Maks Verstapenit. “Ne nuk kemi bërë absolutisht asnjë diferencim midis dy pilotëve tani që ta bënte atë të ndjehej pilot i dorës së dytë”, – vijoi Horneri.

“Natyrisht, është fakt që rivaliteti midis dy pilotëve tanë është shumë i madh. Por ne e respektojmë vendimin e Riçiardos për të patur një rol parësor edhe pse në një mjedis më modest. Mendoj se Danieli vendosi se ishte koha e përshtatshme për të për të provuar diçka tjetër, ndonëse për mendimin tim, ky është një bast i guximshëm i tij në këtë fazë të karrierës. Por koha do ta tregojë”, – përfundoi kreu i skuadrës së “Red Bull”-it, Kristian Horner.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh