Formula 1 / “Honda” projekton një motor të ri vetëm për Mark Markezin

Share Button

AlbanianSport.com 19/08/2021 19:20

ASNN – Drejtori Jokojama: “Epindemia e “Covid-19” na i ka vështirësuar punët në prodhim”. “Honda” po përjeton një vit të vështirë. Në vitin 2020, skuadra japoneze nuk arriti asnjë fitore dhe në 2021-shin, vetëm gjeniu Mark Márkez arriti të marrë pikët e para në Saksenring. Por konkurrentët e tij pranojnë se të garosh me Markezin është shumë e vështirë. Ata vazhdojnë të theksojnë se duhet të përmirësohen gjithnjë e më shumë për të arritur të përballojnë spanjollin.

“Unë jam gjithnjë e më shumë i acaruar”, – rrëfeu Pol Espargaró pas garës së Austrisë. Por te skuadrën zyrtare, “HRC”, janë të vetëdijshëm për inferioritetin mekanik dhe e dinë se ku konsiston një gjë e tillë. “Është e qartë se ne kemi probleme, – ka  pohuar Drejtori Teknik i HRC-së, Takeo Jokojama, pas garave në pistën e Shpilbergut në Austri. Dhe më e rëndësishmja është se ne nuk morëm përfitimin maksimal nga goma e pasme që u prezantua vitin e kaluar.”

“Megjithatë ne po përmirësohemi për këtë, – ka vijuar ai. – Shumë ide që ne kemi janë për ta përmirësuar atë. Le të shohim nëse arrijmë nivelin më të lartë të saj”. Drejtuesi japonez zbulon se situata me pandeminë nuk ka ndihmuar, por se ata po mundohen të korrigjohen. “Ka shumë njerëz nga fabrika në Japoni që punojnë nga shtëpia, – rrëfen ai. – Ka një numër të kufizuar në zyrë. Por ne gjithsesi po organizohemi. Në përgjithësi, ne po punojmë shumë mirë.”

Dhe nga gara në Asen, “Honda” po përdor një shasi të re, të cilën e ka vetëm vetëm motori me numrin “93”. “Po pse vetëm ai”, – shtrohet pyetja. E përgjigja është: “Në këto kushte ne arritëm të bënim vetëm një njësi dhe vendosëm që vetëm Marku ta provonte. Tani ne nuk po luftojmë për pozicione të larta në renditjes. Vetëm po vlerësojmë reagimin e kësaj shasie në motorin e Markut. Ai është kampioni, piloti numër një dhe ne kemi nevojë për të që të fitojë gara”, – ka përfunduar drejtuesi japonez.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh