Formula 1 / Hemiltoni: Ferrari, dukshëm më mirë, por nuk duhet të sforcohemi

Share Button

AlbanianSport.com 08/03/2019 22:05

ASNN – Piloti i “Mercedesit” paralajmëron skuadrën në prag të sezonit të ri në Australi. Ljuis Hemiltoni  ka deklaruar se skuadra gjermane duhet të luftojë më fort këtë sezon për të mposhtur “Ferrarin”, por, në të njëjtën kohë, theksoi se nuk duhet të sforcohet më tepër se ç’duhet, pasi kjo mund të çojë në gabime të kushtueshme. Piloti britanik i “Mercedesit” foli në prag të garës hapëse të sezonit, Çmimit të Madh të Australisë, që mbahet fundjavën e ardhshme.

Ljuis Hemilton e ka paralajmëruar “Mercedesin” se nuk duhet të vihet nën presion nga epërsia, të paktën në letër, e rivales së Formula 1, “Ferrarit”, në fillimin e këtij sezoni. Skuadra italiane po shihet si favorite pas testeve parasezonale dhe Hemiltoni e ka pranuar se “Kokëkuqja” e “Maranelos” mund të jetë deri në gjysmë sekonde më e shpejtë se “Mercedesi”, në prag të garës hapëse të sezonit të ri, Çmimit të Madh të Australisë.

Hemiltoni  deklaroi se skuadra gjermane duhet të luftojë më fort këtë sezon për të mposhtur “Ferrarin”, por, në të njëjtën kohë, theksoi se nuk duhet të sforcohet më tepër se ç’duhet, pasi kjo mund të çojë në gabime të kushtueshme. “Natyrisht që e bën gjithçka më të vështirë për ne, – pohoi Hemiltoni, duke iu referuar formës së “Ferrarit”. –  Mendoj se që sezonin e shkuar, ne ishim prapa me paraqitje, por ia dolëm me strategjitë dhe aftësinë personale, prandaj këtë sezon duhet të japim shumë më tepër.”

“Por duhet të jemi të kujdesshëm në këto rrethana, pasi mund ta teprosh dhe, si rezultat, mund të gabosh. Ne kemi ekuipazhin më të mirë në këtë skuadër, kemi përvojën dhe nuk është rastësi që jemi kampionë të botës. Por duhet të jemi vigjilentë dhe të ruajmë barazpeshën. Por, si pilot, më duhet të shikoj se çfarë mund të bëj më tepër dhe, për momentin, nuk është se kam një ide të qartë për këtë”, – përfundoi 5 herë kampioni i botës.

Ai mendon gjithashtu se “Ferrari” mund të jetë duke marrë frytet e zhvendosjes së vëmendjes tek 2019-ta më herët sesa ç’bëri “Mercedesi”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

AlbanianSport.com 10/03/2024 16:10 ASNN – Lara Kolturi, në finalet e Kupës së Botës. Skiatorja kuqezi

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh