Formula 1 / Hemiltoni: As vetë nuk e di sesi fitova në Montekarlo

Share Button

AlbanianSport.com 27/05/2019 13:55

ASNN – Britaniku i “Mercedes”-it rrëfen të pathënat e aventurës prej 78 xhirosh në pistën e Principatës. Ljuis Hemiltoni ka ruajtur gjakftohtësinë deri në fund, duke marrë fitoren të dielën në Çmimin e Madh të Montekarlos në Formula 1. Por edhe vetë piloti britanik “nuk di sesi ta shpjegojë se si e mposhti Maks Verstapenin për të siguruar fitoren në pistën e Principatës. Emocionet e kësaj gare erdhën për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.

Ka triumfuar në garën e 6-të të sezonit, por edhe vetë Ljuis Hamilton “nuk di sesi ta shpjegojë se si e mposhti Maks Verstapenin për të siguruar fitoren në Montekarlo. Duket se edhe vetë britaniku ka mbetur pa fjalë pasi ngadhënjeu në Çmimin e Madh të Monakos, pasi bëri, siç thotë ai, “38 xhiro pa goma”. Hemilton arriti të bëjë plot 67 xhiro me gomat e mesme, pas një ndalimi më herët se ç’ishte planifikuar nën makinën e sigurisë, ndërsa rivalët e tij zgjodhët gomat e forta.

Ai i rezistoi presionit të vazhdueshëm dhe një sulmi të vonshëm nga Maks Verstapeni, për të fituar fitoren e tretë nëpër rrugët e Principatës Mesdhetare, të cilin Hemiltoni e përshkroi si “garën më të vështirë që bërë ndonjëherë”. “Unë mendoj se, në tërësinë e saj, me makinën, me gomat, me strategjinë, me rrethanat dhe me Maksin prapa, kjo ishte sfida më e madhe që unë mendoj se kam pasur”, – deklaroi Hemiltoni. – Unë jam me të vërtetë, me të vërtetë mirënjohës që isha në gjendje t’ia dilja.”

“Kam pasur shumë gjëra që më kalonin nëpër mendje gjatë garës, teksa numëroja se kisha edhe 38 xhiro për të përshkuar, pastaj 30 xhiro, e kështu me radhë, por nuk kisha më goma”, – theksoi ai, duke vijuar: “Mendoja se me ndjesinë që kisha, me ritmin që duhet të ruaja, nuk do t’ia dilja kurrë. Është një ndjenjë e tmerrshme që kisha, teksa mendoja se si nuk po më thërrisnin, por po më linin derisa gomat të shpërthenin. Unë vetëm vazhdova të shtyja dhe u përpoqa të mos thyhesha nën trysni.”

Fitorja e Hemiltonit në Monako ishte vetëm e dyta në rrugët e Montekarlos për “Mercedes”-in dhe, përpara triumfit në 2016-ën, britaniku nuk kishte fituar aty që nga viti 2008. Piloti i skuadrës gjermane tha se ndihet sikur ai është “i destinuar të mos fitojë shumë shpesh këtu” dhe ishte “duke e shijuar shumë këtë triumf”. “Unë ende nuk mundja ta besoja kur e përfundova garën, të jem i sinqertë, – tha ai. – Nuk e di se si ia kam dalë në këtë garë.

“Kishte shumë mundësi për të bërë gabime, aq shumë mundësi për të hequr dorë, kaq shumë mundësi për të patur një justifikim, thjesht duket se është një nga ato gara. Unë vij këtu çdo vit dhe diçka ndodh, ngandonjëherë shkon mirë, ngandonjëherë të ndodh diçka e ngandonjëherë duke se nuk funksionin. Por kjo nuk do të thotë se unë jam i destinuar të mos fitoja shumë shpesh këtu. Unë e vlerësoj fitoren që kam arritur dhe ndjesia që kisha ishte se “Nuk do ta lë këtë garë të më ikë nga duart”, – përfundoi Hemiltoni.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh