Gjergj Vyshka 30.05.2016 15:25
Pilotët kanë folur pas Çmimit të Madh të Montekarlos në Formula 1 dhe Ljuis Hemilton nuk e ka fshehur gëzimin: “Gara ka shkuar ashtu sikurse dhe e parashikoja dhe për këtë falënderoj tifozët dhe skuadrën që më kanë krijuar një makinë të madhe. Ndihem i privilegjuar pas një dite të tillë. Vendimtare zgjedhja për t’i mbajtur sa më gjatë gomat e shiut? Nuk i dihet kurrë se si mund të përfundojë.”
“Komplimenta Daniel Riçiardos për garën e zhvilluar”, – shtoi britaniku. Kurse vetë Riçiardo tha shkurtazi: “Nuk dua as ta komentoj, është e qartë që gara për mua nuk duhet të përfundonte kështu. Ndihem keq, por i falënderoj të gjithë për mbështetjen. Nuk e kam idenë se çfarë ka ndodhur, por nuk jam i kënaqur.” I kënaqur është shprehur me vendin në podium edhe Perezi.
“Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme mes strategjisë dhe thirrjeve të vazhdueshme, – ka thënë ai. – Është podium im i tretë me këtë skuadër. Falënderoj bosin tonë Malia”. Kurse Sebastian Fetel ka reflektuar mbi gabimet, duke thënë: “Ka qenë një garë e vështirë, por mund të kisha bërë edhe mirë në momentin e “pit-stop”-it të parë. Nuk kam arritur ta kalojë Masën dhe kështu që kam humbur podiumin.”
“Kam marrë pikë të mira, por nuk jam i kënaqur, – ka vijuar gjermani. – Fitorja nuk po vjen? Nuk dua të jem pesimist, ka edhe shumë gara të tjera deri në fund.” Kurse shoku i tij i skuadrës, Kimi Raikonen, tha: “Kam humbur pjesën e përparme të makinës dhe nuk kam mundur ta kthejë atë në pistë kur kam ecur mbrapsht. Ka qenë një ndër fundjavat më të vështira për mua.’
“Ka qenë shumë e vështirë për të gjetur zbatimin e programit. Kam ecur me sa fuqi kam pasur, por shpejtësia ishte e ulët”, – ka përfunduar finlandezi i “Ferrari”-t.