Formula 1 / Hemilton & Alonso, kritika garës së Monakos: E mërzitshme!

Share Button

AlbanianSport.com 28/05/2018 11:35

ASNN – Ljuis Hemiltoni dhe Fernando Alonso e kanë kritikuar Çmimin e Madh të Monakos, të mbajtur të dielën, si një nga garat më të mërzitshme, deri në kufinjtë e mungesës së garimit. “Ne thjesht po shëtitnim pas xhirosh së 6-të, në kuptimin e vërtetë të fjalës thjesht po shëtitnim”, – ka deklaruar Hemiltoni pas garës.

Supozohej të ishte një nga garat spektakolare të sezonit, por ndërthurja e përdorimit të gomava shumë të buta dhe tejet të buta, me pistën e ngushtë, që nuk lë shumë hapësira për parakalime, e bëri garën e së dielën në Monako një garë që nuk dhuroi ato emocione që priteshin.

Madje Ljuis Hemiltoni dhe Fernando Alonso e kanë kritikuar Çmimin e Madh të Principatës si një nga garat më të mërzitshme, deri në kufinjtë e mungesës së garimit. Shumica e pilotëve po i bënin xhirot me kohë që I kalonin disa sekonda nga ato normale, teksa u munduan t’i administronin gomat dhe të bënin vetëm një “pit-stop”.

“Ne thjesht po shëtitnim pas xhirosh së 6-të, në kuptimin e vërtetë të fjalës thjesht po shëtitnim, – ka deklaruar Hemiltoni pas garës. – Kështu që nuk ishte as garë në fakt. Nëse kjo ishte e bukur për t’u parë nga ju, atëherë nuk ka asnjë problem.” Edhe Alonso, duke folur pas garës, e ka cilësuar atë si “tmerrësisht të mërzitshme”.

“Kjo ishte mbase gare më e mërzitshme ndonjëherë”, – tha ai. Për vetë natyrën e pistës në Monte Karlos, skuadrat nuk preferuan të bënin më tepër se një “pit stop”, pasi kjo nënkuptonte se piloti mund ta gjente veten pas makinave që ngadalta, të cilat mund të mos i parakalonte dot.

Duke folur për BBC-në, Hemiltoni tha se ato ishin për të “78 xhirot më të gjata”. “Ne vërtet po lëviznim me shpejtësi të madhe, por mungoi gara dhe thjesht po përpiqeshim ta mbyllnim atë, – vijoi ai. – Kur kishin mbetur edhe 40 xhiro, nuk e dija sesi do t’ia dilja deri në fund dhe, kur ia dola, thashë me vete: “Lavdi Zotit!”.

 

Formula 1

 

Renditja e përgjithshme e pilotëve:

 

1)       L. Hamilton (Britani e Madhe)        Mercedes       110 pikë

2)       S. Fetel (Gjermani)                           Ferrari                          96 pikë

3)       D. Riçiardo (Australi)                       Red Bull          72 pikë

4)       V. Botas (Finlandë)                         Mercedes         68 pikë

5)       K. Raikonen (Finlandë)                  Ferrari                          60 pikë

6)       M. Verstapen (Holandë)                 Red Bull          35 pikë

7)       F. Alonso (Spanjë)                           MekLaren        32 pikë

8)       N. Hulkenberg (Gjermani)              Reno                26 pikë

9)       K. Sainz Junior (Spanjë)                Reno                20 pikë

10)      K. Magnusen (Danimarkë)             Has                   19 pikë

11)      P. Gasli (Francë)                              Toro Roso        18 pikë

12)      S. Perez (Meksikë)                           Forca India      17 pikë

13)      K. Leklerk (Monako)                                    Sauber               9 pikë

14)      E. Okon (Francë)                             Forca India        9 pikë

15)      B. Hartlej (Zelanda e Re)                Toro Roso          9 pikë

16)      S. Vandorn (Belgjikë)                      MekLaren          8 pikë

17)      L. Stroll (Kanada)                             Uilliams              4 pikë

18)      M. Erikson (Suedi)                           Sauber               2 pikë

 

Renditja e përgjithshme e konstruktorëve:

 

1)       Mercedes       178 pikë

2)       Ferrari                        156 pikë

3)       Red Bull        107 pikë

4)       Reno                46 pikë

5)       MekLaren        40 pikë

6)       Forca India      26 pikë

7)       Haas                 19 pikë

8)       Toro Roso        19 pikë

9)       Sauber             11 pikë

10)      Uilliams              4 pikë

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh