AlbanianSport.com 11/11/2018 18:20
ASNN – Ljuis Hemiltoni regjistroi një kohë mjaft të shpejtë të shtunën në provat zyrtare të garës për Çmimin e Madh të Brazili në Formula 1. Me një kohë rekord të pistës në Sao Paolos, ai ka siguruar që do ta nisë garën sot nga vendi i parë. Emocionet e garës së sotme do të sillen për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 18:10.
Kështu Ljuis Hemiltoni regjistroi një kohë mjaft të shpejtë të shtunën në provat zyrtare të garës për Çmimin e Madh të Brazilit, ku ai kapi vendin e parë me një kohë rekord të pistës në Sao Paolos, duke bërë që ta nisë garën të dielën nga vendi i parë. Edhe pse e ka siguruar titullin “kampion i botës”, piloti britanik i skuadrës së “Mercedes”-it vijon të dhurojë spektakël dhe rivalitet në çdo garë të këtij sezoni të Formulës 1.
Të shtunë në Sao Paolo, Hamiltoni regjistroi kohën më të mirë, 1 minutë, 7 sekonda e 281 të mijëtat, që është kohë rekord e pistës. Menjëherë pas Hemiltonit u rendit rivali i tij më i madh i sezonit, Sebastian Vetel i “Ferrarit”, me 0.093 të mijtat më shumë. Por piloti gjerman ka bërë një gabim dhe është thirrur nga komisarët e garës dhe nuk përjashtohet penalizimi i tij.
Gara për Çmimin e Madh të Brazilit që do të zhvillohet në pistën e Interlagosit në Sao Paolo, të dielën pasdite, duke nisur nga ora 18:00 me orën e Tiranës.