AlbanianSport.com 27.03.2017 12:05
ASNN – Sebastian Vetel ka kthyer të kuq në triumfin e qytetit australian, ndërsa një pod i tillë i mungonte që nga shtatori 2015. “Jam i kënaqur për skuadrën dhe për tifozët që nuk na kanë lënë vetëm kurrë, – deklaroi Presidenti i “Ferrari”-t, Serxhio Markione. -Kishte që prej një viti e gjysmë (shtator 2015, Çmimi i Madh i Singaporit) që prisnim këtë moment.”
“Çfarë emocioni të dëgjosh përsëri duke u ekzekutuar himni i Mamelit”, – shtoi ai. Ndërsa piloti i “Ferrari”-t, Sebastian Fetel, e cilësoi atë të Australisë si “një garë fantastike, ka qenë gjithçka në kahun pozitiv duke parë gjithë këto flamuj të kuq”. “Kemi bërë një punë të shkëlqyer, “Ferrari” na lejon që këtë sezon të synojmë gjithçka, – ka theksuar në vijim gjermani i kokëkuqes.
“Kam pasur dhe pak fat, sidomos kur Hemiltoni ka dalë nga bokset duke përfunduar në trafik, pastaj kam arritur të përshtatem me gomat dhe makina ka funksionuar në mënyrë perfekte”, – ka përfunduar Fetel. Ndërkaq, Ljuis Hemiltoni u shpreh i kënaqur nga “Mercedes”-i i tij. “Urime Ferrari”-t! – ka thënë ai – Ne kemi bërë shumë mirë, por në garë jemi lodhur për shkak të gomave.”
“Kemi qenë të detyruar të ndalemi sepse nuk kisha më mundësi të ndiqja, ndërsa kemi përfunduar pas Red Bullit, – ka thënë duke përfunduar piloti gjerman i skuadrës italiane. – Feteli ka qenë më i shpejtë se ne.” Piloti tjetër i “Mercedes”-it, Valteri Botas, është shprehur mjaft i kënaqur. “Ka qenë gara ime më e mirë me këtë skuadër dhe dua t’i falënderoj të gjithë.”
“Kemi punuar mirë, por kundërshtarët tanë kanë qenë më të shpejtë, – ka vijuar ai. -Nisje shumë e mirë për mua, si skuadër mundet vetëm të përmirësohemi”. Kurse Kimi Raikonen, i “Ferrari”-t, tha: “Një fitore e madhe për Fetelin. Jam i zhgënjyer me vendin e 4-t, por ky është rezultati dhe jam i detyruar ta pranoj”.