Formula 1 / Fetel rrëmben fitoren në Belgjikë, i afrohet Hemiltonit

Share Button

AlbanianSport.com 26/08/2018 17:15

ASNN – Sebastian Feteli është fituesi i Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1. Piloti gjerman i “Ferrrari”-t ka zhvilluar një garë të përkryer, duke parakaluar që në fillim të saj Ljuis Hemiltonin, që u nis i pari. Feteli e ruajti kryesimin e garës deri në fund, duke i rikthyer skuadrës italiane fitoren në pistën e Spasë pas 9 vitesh. Kështu, me një garë të jashtëzakonshme që në nisje të saj, Sebastian Fetel ka arritur të fitojë Çmimin e Madh të Belgjikës, në Botërorin e Formula 1.

Piloti gjerman i “Ferrari”-t i rikthen njëkohësisht fitoren skuadrës italiane në Belgjikë, pas plot 9 vitesh. Por nisja e kësaj gare në pistën e Spasë, ka zënë fill me një aksident, në të cilin u përfshinë disa makina nga fundi. Është Fernando Alonso, të cilit i shkatërrohet plotësisht makina. Ndërsa tek makinat e para, menjëherë pas nisjes, në rrëmujë e sipër, Sebastian Feteli arrin të parakalojë Ljuis Hemiltonin, i cili nuk ka se ç’të bëjë, veçse të pranojë faktin se “Ferrari” është më i shpejtë se “Mercedes”-i i tij.

Në pistë hyn makina e sigurisë, derisa të pastrohet pista nga pjesët e mbetura nga makinat e përplasura. Pas 5 xhiros nën regjimin e makinës së sigurisë rinis gara, me një shkëputje mjaft të mirë të Fetelit. Por, në xhiron e 9-të, “Ferrari” mbetet me një makinë në pistë, pasi Kimi Raikonen detyrohet të largohet. Makina e tij, e dëmtuar që në aksidentin e nisjes së garës, nuk arrin t’i përgjigjet më. Gjatë garës së Belgjikës, pilotët zhvillojnë 44 xhiro.

E dukej se të gjitha skuadrat kishin një mendje, të kryenin vetëm një pit stop dhe kështu ndodhi. Hemiltoni hyn i pari për të ndërruar gomat në xhiron e 22-të, ndërsa Feteli në të 23-tën. Edhe pas këtyre veprimeve, renditja nuk ndryshon. Piloti gjerman i “Ferrari”-t është i pari, i dyti Hemiltoni dhe i treti Verstapeni. Megjithë përpjekjet e tij, piloti tjetër i “Mercedes”-it, Valteri Botas nuk shkon më shumë se vendi i katërt, jo që duke menduar se u nis nga vendi i 17-të.

Kjo renditje nuk ndryshon deri në përfundim të 44 xhirove. Për Fetelin, kjo është fitorja e 52-të në karrierë dhe e 3-ta në pistën belge. Në përfundim të kësaj gare, renditja për pilotë nuk ndryshon, pasi kryeson Hemiltoni, me 231 pikë, i ndjekur nga Feteli, që është afruar paksa, sepse ka 214, dhe ndiqet nga Raikoneni. Gara e ardhshme e Botërorit të Formula 1 është e ajo e Çmimit të Madh të Italisë, e cila do të zhvillohet fundjavën e ardhshme në Monza.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh