Formula 1, “Ferrari” sposton Matia Binoton, italiani nuk është më drejtor teknik

Share Button

AlbanianSport.com 04/08/2020 22:25

ASNN – Një vendim i guximshëm që merret në një fazë delikate të një sezoni që padyshim nuk ka qenë normal në asgjë dhe kështu po vazhdon. Matia Binoto nuk do të jetë më drejtues i skuadrës së “Ferrari”-t. Pas 3 garave të para të Botërorit 2020 në Formula 1, dy makinat e kuqe, të Fetelit dhe Lëklerkut, janë në pozicione aspak komode në renditjen e përgjitshme. Ndaj drejtuesit e skuadrës italiane kanë vendosur të largojnë nga detyra Binoton.

Kështu pra, italiani nuk do të jetë më drejtor i ekipit të “Ferrari”-t. Me ristrukturimin e fundit në “Maranelo”, atij i hiqet e drejta për të qenë në departamentin teknik. “Ferrari” njoftoi se ka nisur ndërtimin e një strukture të re drejtuese, me qëllim, zhvillimin e dhe rritjen e paraqitjes. Ndryshimet tani nuk do ta lejojnë Binoton të merret drejtpërdrejt me aspektet teknike, por do të përqendrohet më mirë në sektorë të tjerë për të ndihmuar “Ferrari”-n.

“U desh ca kohë të organizohemi, e për të siguruar që departamenti teknik u ristrukturua”, – tha Binoto për ndryshimet e fundit brenda skuadrës së “Ferrari”-t. “Nuk është diçka që u bë brenda një dite, – ka vijuar ai. – Unë nuk do të bëj më punën e drejtorit teknik. E tani që ne kemi njerëz në rolin e duhur, duke pasur përgjegjësi dhe të aftë të bëjmë punën e duhur, atëherë çdo gjë do të shkojë më mirë për “Ferrari”-n. Pasi objektivat janë të qarta”.

Javën e kaluar, presidenti i Ferrarit, Xhon Elkan deklaroi mbështetjen e tij të plotë për punën që po bënte Binoto, pasi ai bëri të qartë se nuk priste që skuadra e tij të rikthehej te fitorja para vitit 2022. I pyetur se sa e vështirë ishte të heqësh dorë nga drejtimi teknik i ekipit, Binoto tha: “Unë mendoj se në fund të fundit je brenda një kompanie të tërë. Skuadra është e madhe, kështu që secili është mjaft i zënë për të bërë detyrat e tij, cilado qoftë ajo.

“Nuk ka kohë për të zgjedhur, duhet të bësh atë që të është caktuar”, – përfundoi italiani.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh