Formula 1 / “Dorëzohen” Azerbajxhani, Singapori & Japonia, arsyet, të ndryshme

Share Button

AlbanianSport.com 13/06/2020 20:25

ASNN – Azerbajxhani, Singapori dhe Japonia, janë 3 cirkuitet e radhës, të cilat kanë hequr dorë nga zhvillimi i garave të Formula 1 për 2020-ën. Dy të parat, janë gara qytetase, dhe përshtatja e tyre në cirkuite të Formula 1, kërkon shumë shpenzime nga organizatorët. Ndërsa ajo e Japonisë nuk mund të presë ende kaq shumë njerëz, kur epidemia është ende evidente. Kështu, Formula 1 ka lajmëruar anulimin e 3 garave të kalendarit të 2020-ës.

Bëhet fjalë për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, atë të Singaporit dhe atë të Japonisë. Motivet janë të ndryshme. Baku dhe Singapor janë dy pista qytetase, të cilat kërkojnë shpenzime të mëdha për t’u përshtatur për pista të Formula 1. Pa qenë të qartë në mundësinë për t’i bërë garat me publik, rreziku i humbjeve të mëdha financiare për organizatorët, ka sjellë edhe anulimin e garave në këto cirkuite. Ndërsa në Japoni, ekzistojnë rregulla tepër të rrepta për ata që udhëtojnë atje.

Dhe organizatorët nuk janë të sigurt nëse mund t’i presin të gjithë anëtarët e skuadrave të Formula 1 në Suzuka. Në këto kushte, Muxhelo mund të shpresojë të presë etapën e nëntë të botërorit, pas Çmimit të madh të Italisë, të programuar në 6 shtator 2020. Duke u dhënë kështu mundësinë skuadrave të evitojnë udhëtimet e gjata e shumë stresuese në këtë kohë pandemie. Për “Ferrari”-n do të ishte edhe qershia mbi tortë për të festuar Çmimin e Madh të 1000-të, të tij, pikërisht në këtë pistë.

Mbetet e hapur edhe mundësia në Hokenhaim, por sigurisht që nuk mund të konkurrojë Muxhelon. “Ekziston mundësia për ta zgjatur kalendarin, duke shtuar një ose 2 gara, – ka thënë Ros Brani, – ndërsa Bahreini e Abu Dhabi do të jenë etapat finale të sezonit. Sot jemi të sigurt për 10 gara, 8 në Evropë dhe 2 në Gjirin Persik. Jemi duke punuar për të shtuar të paktën 5 ose 6 pista të tjera”. Në pritje të zhvillimit të situatës me virusin korona, sidomos në SHBA, Brazil dhe Vietnam, Formula 1 po mendon mundësinë të zhvillojë dy gara në Bahrein.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

AlbanianSport.com 14/03/2024 18:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon turneun

(Video) Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në “eEuro 2024”

(Video) Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në “eEuro 2024”

AlbanianSport.com 14/03/2024 14:30 ASNN – Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në fushatën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh