Gjergj Vyshka 27.05.2016 12:30
Daniel Riçiardo, piloti i “Red Bull”-it, është më i shpejti në seksionin e dytë të provave të lira në Çmimin e Madh të Monakos, që zhvillohet të dielën. Australiani ishte i 4-ti në seksionin e paradites në provat e lira, ndërsa e kishte ndalur kronometrin në 1’14”607.
Pas shpinës së tij ishin “Mercedes”-i i Ljuis Hamiltonit me kohën 1’15”213 dhe “Mercedes”-i tjetër i Niko Rosberg me 1’15”506. Dy pilotët e “Mercedes”-it i kishin dominuar provat e para të lira.
Një kohë shumë e mirë dhe një vend i katërt për 18-vjeçarin Maks Verstapen i “Toro Rosos” me kohën 1’15”571, që ishte përpara Kviatit me 1’15”815 dhe Sainzit, me 1’15”981.
Vetëm një vend i 7-të për “Ferrari”-n e Kimi Raikonenit (1’16”040), ndërsa Vetel është i 9-ti me 1’16”269 i kaluar dhe nga Perez, që ka pasur kohën 1’16”120. Mbyll dhjetëshen e parë në provat e lira të Monakos, Xhenson Baton.