Formula 1 / Daniel Riçardo, fitues surprizë në “dramën” e Monzës

Share Button

AlbanianSport.com 12/09/2021 17:40

ASNN – I dyti shoku i tij i skuadrës, Lando Norris, Verstapen dhe Hemilton përplasen dhe tërhiqen. Gara e 14-ta e kalendarit të këtij sezoni të Botërorit të Formulës 1, ajo e Çmimit të Madh të Monzës, ka qenë rezultuar një garë mjaft dramatike. Dhe kjo jo vetëm për përbërjen e podiumit, që ka qenë e papritur, por edhe për fakti që dy rivalët për titull, Maks Verstapen dhe Ljuis Hemilton, u përfshinë në një aksident të frikshëm, që i nxorri të dy jashtë në xhiron e 25-të.

Ka qenë një garë dramatike ajo e Çmimit të Madh të Monzës, teksa jo vetëm që përbërja e podiumit ka qenë e papritur, por edhe fakti që dy rivalët për titull, Maks Verstapen dhe Ljuis Hemilton, u përfshinë në një aksident të frikshëm, që i nxorri të dy jashtë në xhiron e 25-të. Kjo garë, që ishte e 14-ta e kalendarit të këtij sezoni të Botërorit të Formulës 1, ka qenë e dyta, pas Silverstounit, që nisjen e së dielës e pati përcaktuar nëpërmjet eksperimentit të garës së sprintit, që në fakt është një version i shkurtuar i vetë garës së madhe.

Sprintin e fitoi Valteri Botasi të shtunën, por kjo fitore e sprintit i ka vlejtur vetëm 3 pikë më tepër, sepse të dielën ai është nisur nga fundit, për shkak të ndërhyrjeve të shumta që skuadra ka bërë në makinën e tij. Dhe nisja e garës së Monzës ka qenë mbresëlënëse, teksa Daniel Riçiardo la pas Maks Verstapenin e nisur nga vendi i parë, ndërsa në kthesat e para të xhiros së parë, vijoi një betejë e ethshme midis holandezit të “Red Bull”-it dhe britanikut të “Mercedes”-it.

Por ky i fundit që u detyruar të sistemohej në vendin e 4-t, pas makinës tjetër “MekLaren”, të Lando Norrisit. Por përplasja midis dy rivalëve do të arrinte kulmin 24 xhiro më pas, kur dalja në pistë pas ndërrimit të gomave, e solli Verstapenin “rrotë më rrotë” me Hemiltonin, dhe asnjëri nuk hapi rrugë dhe makina e holandezit përfundoi mbi atë të britanikut, që u mbrojt nga “Hejlo”-ja, harku i shumëdiskutuar mbi kokën e pilotit, që në këtë rast e shpëtoi britanikun.

Të dy dolën nga gara, e cila më pas foli vetëm për “MekLareni”-n, që mori dy vendet e para me Daniel Riçiardon dhe Lando Norrisin, ndërsa Valter Botas kurorëzoi një marshim të pabesueshëm nga vendi i fundit në podium, duke marrë vendin e 3-të. Sikundër kualifikueset e së premtes dhe gara sprint e së shtunës, edhe gara e madhe e së dielës, erdhi për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh