AlbanianSport.com 18/08/2021 18:25
ASNN – Çmimi i Madh i Japonisë në Formula 1 nuk do të zhvillohet për shkak të problemeve të shkaktuara nga “Covid-19”. Qeveria japoneze nuk ka dhënë miratimin që gara e Suzukas të bëhet në fundjavën e 10 tetorit 2021, siç ishte parashikuar në kalendar. Kështu, për të dytin vit radhazi, Çmimi i Madh i Japonisë në Formula 1 nuk do të bëhet.
“Pas diskutimesh të gjata me organizatorët dhe autoritetet japoneze, u mor vendimi nga ana e qeverisë japoneze që gara të mos zhvillohet në këtë sezon, për shkak të problemeve që ka sjellë situata e epidemisë në vend”, – shkruhej në komunikatën zyrtare të Formula 1. Pas anulimit të garava në Singapor dhe Melbërn, i vjen radha edhe asaj të Çmimit të Madh të Japonisë.
Ai duhej do të zhvillohej në fundjavën e 10 tetorit 2021 në pistën e Suzukas. “Formula 1 po punon mbi detajet e kalendarit duke e riparë atë, – shpjegon kompania që e organizon këtë Botëror, “Liberty Media”, në një njoftim të saj, – e më pas do të njoftojë mbi vendimin zyrtar që do të marrë në javët në vijim. Formula 1 ka treguar si këtë vit ashtu si edhe në 2020 se mund të adoptohet dhe të gjejë zgjidhje për çdo gjë që mund të ndodhë gjatë kampionatit.”
“Ajo është e kënaqur për interesin që kanë shfaqur vende të tjera për të pritur garat e Formula 1 këtë vit dhe në vitet në vijim”, – shton njoftimi në fjalë. Çmimi i Madh i Japonisë anulohet për të dytin vit radhazi, pasi edhe në 2020 gara nuk u zhvillua. Për momentin kalendari i Formula 1 është me 21 gara.