Formula 1 / Çmimi i Madh i Australisë, një “deja vu” e… “Covid-19”-ës?!

Share Button

AlbanianSport.com 05/01/2021 21:40

ASNN – Gara e parë e Botërorit të Formulës 1 për 2021-shin, ajo e Australisë, e programuar për të zhvilluar më 21 mars, mund të mos zhvillohet. Kjo për shkak të shtimit të numrit të të infektuarve me “Covid-19” në Melbërn. Në fund të muajit janar, Federata Botërore e Automobilizmit (FIA) dhe organizatorët e Çmimit të Madh të Australisë, do të dalin me një vendim zyrtar. Sipas kalendarit të miratuar nga FIA për vitin 2021, mendohet që të zhvillohen të 23 garat në mënyrë të rregullt, duke filluar nga Çmimi i Madh i Australisë.

Por kriza e shkaktuar nga virusi korona, me prirjen e re të shtimit të numrit të të prekurve, mund të sjellë modifikimin e parë, të këtij kalendari të Formulës 1. Dhe gara e Melbërnit, që zhvillohet gjithnjë në pistën e kompleksit “Albert Park”, e planifikuar për më 21 mars 2021, është “në ajër”. Sipas të gjitha gjasave po planifikohet një anulim i mundshëm në atë datë, por që mund të zhvendoset në një kohë tjetër, më të përshtatshme brenda vitit.

Por, masat e rrepta të vendosura në Australi për shkak të pandemisë, rrisin mundësinë që kalendari i Formulës 1 për 2021-shin, të mos fillojë sipas planit. Shitja e biletave për çmimin e parë të madh të sezonit nuk ka nisur, një gjë e zakonshme kjo në këto kohë epidemie globale. Në 2020-ën, shumica e garave që arritën të bëhen, u zhvilluan pa spektatorë në tribuna, me disa përjashtime dhe kapacitet shumë të kufizuar në rastet kur vendi u hap për tifozët.

Mbledhja për të vendosur për zhvillimin e “uverturës” së sezonit në Formula 1 në pistën e “Albert Park” bëhet rreth dy muaj para garës, kështu që para fundit të janarit do të duhet të merret një vendim. Në rast se Çmimi i Madh i Australisë nuk do të zhvillohet, FIA do të hapë Botërorin me garën në Bahrein, më 28 mars 2021, dhe të zhvendosë garën e Melbërnit ndoshta në vjeshtë, gjë që do të detyronte një rregullim për pjesën tjetër të kalendarit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh