Formula 1 / Braun: Garat “sprint”, interesante, por ka vend për përmirësim

Share Button

AlbanianSport.com 10/09/2021 15:10

ASNN – Në Monza sërish gara “sprint”, Ros Braun analizon të mirat dhe të këqijat e saj. Në Çmimin e Madh të italisë në Formula 1 do të aplikohet sërish gara “sprint”, gjë që do të ofrojë një pasqyrë më të qartë, me të mirat dhe të këqijat e këtij formati  pasi faktori risi tani nuk ekziston më. E aplikuar për herë të parë në Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe gara sprint u pa në përgjithësi si një sukses i madh, edhe pse disa kritika u bënë më pas. Megjithatë, ajo mbetet një eksperiment për t’u parë, me të mirat dhe këqijat e saj.

Për Ros Braunin, Drejtorin e Formulës 1, aplikimi i saj në këtë fundjavë në Monza do të jetë një mundësi e mirë për të vlerësuar siç duhet nëse pikat e mira dhe të këqija të Silverstounit ishin dështime apo një trend. “Në Silverstoun, natyrisht që ishte risia e një here të parë, kështu që ne duhet të vazhdojmë me herën e dytë dhe të 3-të për të arritur në një përfundim të plotë, – shpjegoi ai. – Por sigurisht nuk ka asgjë nga gara e parë që nuk e ka forcuar bindjen tonë se ka vend për një format të tillë në një numër të vogël garash çdo vit.”

“Kishte shumë gjëra pozitive, – ka vijuar ai. – Kishte angazhim më të madh nga ana ekipeve, por ka gjëra që mund t’i përmirësojmë. Mendoj se në përgjithësi jemi shumë të kënaqur.” Por Brauni është i vetëdijshëm se kishte disa reagime në lidhje me aspekte të caktuara se si funksionoi formati. Ankesa më e madhe e të gjithëve, përfshirë, tifozët, pilotët dhe ekipet ishte se pozicioni i nisjes nga vendi i parë për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe iu dha fituesit të garës së sprintit dhe jo pilotit më të shpejtë në provat zyrtare.

“Ne i respektojmë mendimet e tifozëve tanë, – tha zyrtari i Formulës 1. – Interesant ishte edhe mendimi i pilotëve. Ata thanë se vendimi për nisjen nga vend i parë ishte pak konfuz dhe ne duhet ta zgjidhim atë.” Por edhe përcaktimi i garës së sprintit me vetë fjalën “garë” hasi diskutime. “Për sa i përket emrit është pak e vështirë, – e pranoi ai. – Por ju keni të drejtë, të gjithë gabojnë ta quajnë atë një “garë”. Kështu që ne duhet ta zgjidhim atë. Kjo është diçka që ne duhet ta diskutojmë me FIA-n sepse ata kanë fjalën e fundit në këtë rast. Ne do të mblidhemi me ta pas garave dhe do të shohim se çfarë mund të bëjmë”, – ka përfunduar Drejtori i Formulës 1, Ros Braun.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh